Agjencia Federale Kozmike ruse planifikon të përfshihet në projektin e NASA-s për transportimin në orbitën e Hënës të një asteroidi të vogël, njoftoi Kreu i Agjencisë Vladimir Popovkin.
Moska do të dëshironte të sigurohej se i burgosuri në bazën ushtarake amerikane Guantanamo Mingazov ndihet mirë, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp në Alma-Ata (Kazakistan).
Rusia shpreson në rifillimin e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet me Jemenin. Një potencial të madh për partneritet në Moskë vërejnë në industrinë e naftës dhe gazit dhe në sferë tekniko-ushtarake.
Më 1 mars të këtij viti Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotëronin 792 raketa balistike ndërkontinentale, raketa balistike në nëndetëse dhe bombardues të rëndë. Sasia e po të njëjtave armatimeve në Rusi ishte 492.
Radiokompania "Zëri i Rusisë" dhe Kompania televizive PUL u nderuan me çmim si mediat më të mira federale për video projektin në Internet "Paneli i ekspertëve". Çmimi u dha për projektin në kuadër të Konkursit të 19-të të Dhomës Tregtaro-Industriale të Rusisë dhe Unionit të Gazetarëve “Ripërtëritja ekonomike e Rusisë”.
Kryeministri serb Ivica Daçiç gjatë vizitës së tij në Moskë javën e ardhshme mund të diskutojë çështjen e Kosovës me autoritetet e Federatës Ruse, njoftoi të enjten gazeta ruse "Kommersant" (russ. "Коммерсантъ").