×
Rusia, 14 mars 2013
Policia liroi pengjet e marrë nga një person i armatosur në një kolegj industrial në Astrahan të Rusisë. Gjithsej peng u morrën 4 persona, midis tyre edhe dy vajza të vogla. Pengjet fatmirësisht nuk u lënduan.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dekoroi me Urdhërin e Miqësisë Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, për kontributin e dhënë prej tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Në Astrahan të Rusisë një person i armatosur me pistoletë mori peng pesë persona: dy studente, dy profesorë dhe rojen e sigurisë të një kolegji industrial.
93-vjeçari Nikollai Vasenin është njeri me një fat të pazakontë. Mbajtës i Urdhërit “Kavalier i Legjionit të Nderit” (frengj. Chevalier de la Légion d’Honneur) për pjesëmarrjen në Rezistencën Franceze, ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së vet të gjente të dashurën e tij - francezen me të cilin u njoh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Departamentin e Drôme. Ai dëshiron shumë të gjejë jo vetëm të dashurën e dikurshme të zemrës Jeanne Monot, vajzën e komandantit të tij Georges Monot, por edhe shokët e vet të armëve, me të cilët ai luftoi për çlirimin e Francës.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Afrikës së Jugut planifikon të dërgojë studentët e vet të mjekësisë për t'u arsimuar në Rusi, deklaroi Kreu i dikasterit Aaron Motsoaledi.
Organizata kërkimore ruse "Levada-Center" ka kryer një studim të destinuar për të evidentuar qëndrimin e qytetarëve rusë ndaj reformave dhe inovacioneve.
Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Ambasadorit të parë rus në Tuvalu. Tuvalu është një shtet në Paqësor, në Polinezi me një popullsi prej rreth 11.000 banorësh. Si Ambasador i Rusisë në Tuvalu u akreditua diplomati Vladimir Morozov.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31