×
Rusia, 25 shkurt 2013
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u dekorua me shiritin e Urdhërit të Republikës së Serbisë "për kontributin e tij të shquar në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore" midis Moskës dhe Beogradit.
Aeroporti i ri ndërkombëtar mund të duket në zonën e rrugës automobilistike me itinerar Moskë-Petersburg. Ky propozim aktualisht po diskutohet nga konsorciumi, i cili po merret me projektimin e modelit të zhvillimit të qendrës moskovite të transportit ajror. Ai duhet të jetë gati deri më 1 korrik. Ndërkohë, disa ekspertë nuk e mbështesin idenë e rritjes së rrjedhës së trafikut të kryeqytetit dhe propozojnë përcjelljen e saj linjave ajrore rajonale.
Rusia dërgoi në Indonezi dy gjuajtësit e parë “Su-30MK2” në bazë të kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2011.
Shkencëtarët kanë gjetur një copë të meteoritit të Çeljabinskut me peshë mbi një kilogram. Kjo është copa më e madhe e zbuluar deri më sot e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi zonën e Uralit më 15 shkurt.
Anijet e Forcave Ushtarake Detare ruse në vitin 2015 do të operojnë në mënyrë konstante si pjesë e një task force në Detin Mesdhe.
Onkologët rusë gjetën një metodë për të shpëtuar jetët e miliona pacientëve me kancer të mushkërive. Ata do të trajtohen në mënyrë të adresuar (individuale). Çdo pacient do të ketë "pasaportën e tumorit" dhe skemën e vet individuale të terapisë në varësi të historisë së sëmundjes dhe prognozës. Me kalimin e kohës ky zhvillim mund të aplikohet për të gjitha llojet e tumoreve malinjë.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, shpreson në përmirësimin e marrëdhë
Shërbimi Federal rus për Mbikëqyrjen në sferën e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies së Njeriut - “Rosportebnadzor” - paralajmëron: furnizimet e mishit të lopës dhe viçit nga Evropa mund të pezullohen në qoftë se autoritetet e BE-së nuk do të japin garanci suplementare të cilësisë së produktit. Arsyeja - skandali që plasi me mishin e kalit që është shitur si mish lope.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24