×
Rusia, 15 shkurt 2013
Biletat për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi do të hidhen përsëri në shitje. Kaloi vetëm faza e parë e shitjes dhe jo të gjitha vendet në tribunat olimpike janë zënë, deklaruan organizatorët e Lojrave. Thashethemet se bileta për Olimpiadën e vitin 2014 nuk ka më filluan të qarkullojnë pas asaj, kur biletat më të lira u blenë brenda disa orëve mbas fillimit të shitjes së tyre në faqen e Lojrave Olimpike (online). Vërtetë, shumë shpejt u shitën në mënyrë të rrufeshme edhe biletat për vendet më të shtrenjta në tribuna.
Çështja e çbllokimit të kontratës për furnizimin e Iranit me komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. C-300") as që parashikohet të merret në shqyrtim tani për tani, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev e konsideron të realizueshme detyrën ambicioze të rritjes ekonomike kombëtare me 5% në vit.
Trupat qiellorë, rënia e të cilëve është regjistruar të mërkurën në rajonin e Uralit, në zonën pranë Vollgës (Povollzhie) si dhe në Kazakistan, ishin fragmente të një meteori që shpërtheu në qiell. Sipas vlerësimeve të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ai ishte me një diametër rreth disa dhjetëra metra, peshonte gati 10 ton dhe fluturoi drejt Tokës me një shpejtësi prej 15-20 kilometra për sekondë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24