×
Rusia, 7 janar 2013
Një ngjarje me të vërtetë sensacionale e vitit 2012 u bë zbulimi në qytetin e Shën Petersburgut i një thesari jashtëzakonisht të madh me artikuj të ndryshëm argjendi, që i përkiste njëherë e një kohë familjes së famshme fisnike ruse të Narrishkinëve (Naryshkin). Specialistët besojnë se ky është zbulimi më i madh në 200 vitet e fundit, dhe, ndoshta, jo vetëm në Rusi.
Festa e Triumfit të Lindjes së Krishtit, të cilën shpesh herë e quajnë edhe Pashkët e dimrit, po kremtohet sot nga të gjithë të krishterët orthodhoksë të Rusisë. Natën në të gdhirë të 7 janarit në të gjithë tempujt e Kishës Orthodhokse Ruse u zhvilluan shërbimet kishtare festive të rastit. Liturgjinë kryesore të Krishtlindjeve në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës e drejtoi Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Partiarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
5
6
12
13
19
20
26
27