×
Rusia, 26 nëntor 2012
Qytetari rus Stanisllav Petrov u bë laureat i Çmimit ndërkombëtar Drezden. Çdo vit ai i jepet njerëzve, të cilët kanë arritur të shmangin ndonjë konflikt ushtarak apo të ndalojnë dhunën. Stanisllav Petrov, një ish oficer sovjetik, në vitin 1983 paradaloi shpërthimin e luftës bërthamore.
Stadiumi për disa nga ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018 në Samara do të ndërtohet përtej perimetrit të qendrës historike të qytetit. Autoritetet e këtij qyteti kanë vendosur ta bëjnë këtë me qëllim që të mos dëmtojnë monumentet arkitektonike të tij.
Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse, pasi shqyrtoi projektin e aeroplanmbajtëses me perspektivë, e cilësoi atë si të bazuar në teknologjinë e viteve ‘80 dhe tashmë të vjetëruar.
Rusia dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (European Space Agency, ESA) deri në fund të vitit do të nënshkruajnë marrëveshjen për eksplorimin e përbashkët të Planetit të Kuq, njoftoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, Vladimir Popovkin. Javën e ardhshme ai do të takohet me Kreun e ESA-s Jean-Jacques Dordenom për të diskutuar detajet përfundimtare të projektit "EkzoMars".
“KAMAZ” filloi prodhimin e autobusëve të markës së vet në Kolumbi. Për këtë njoftoi përfaqësuesi zyrtar i kësaj kompanie në Sallonin e 13-të Ndërkombëtar të Automjeteve në Bogota.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
24
25