×
Rusia, 9 nëntor 2012
Shkencëtarët nga Shën Petersburgu kanë krijuar një pëlhurë të re me veti tre-dimensionale (3D). Veshja e bërë me këtë lloj pëhure mundëson fshehjen e të metave të trupit dhe nxjerr në pah meritat, bukuritë e tij. Roli kyç në krijimin e pëlhurës së re i takon bashkëpunëtorit të Universitetit Shtetëror Elektroteknik të Shën Petersburgut Nikollai Safjannikov.
Frenimi bërthamor mbetet themeli i stabilitetit strategjik, por konstruksioni i tij, i zhvilluar në vitet e Luftës së Ftohtë, filloi të shkërmoqet e të bjerë copa-copa nën ndikimin e kërcënimeve të reja. Kërkimit të mënyrave, rrugëve të reja në botën që ndryshon vazhdimisht i është dedikuar Konferenca ndërkombëtare në Moskë "Armët bërthamore dhe siguria ndërkombëtare në shekullin XXI".
Nga data 8 deri më 10 nëntor në Detin Jon, me futjen në bazën kryesore të Forcave Ushtarake Detare italiane "Taranto", do të zhvillohet faza aktive e stërvitjeve dypalëshe ushtarako-detare italo-ruse "Ioneks-2012".
Në datën 6 nëntor, në kinema “Rolan” në Moskë, u çel Java e Filmit artistik Shqiptar. Për 5 ditë me radhë në këtë kinoteatër me emër, por edhe në atë “Hudozhestvenij” në qendër të Moskës, po shfaqen 6 filma shqiptarë, realizime këto kryesisht të mbas viteve 2000, që kanë në qendër histori dhe ngjarje shqiptare, kulture shqiptare, por edhe vlera ideore e artistike shqiptare.
Rusia deri me tani ka utilizuar 27.8 mijë ton të lëndëve helmuese, t
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ftoi homologun e tij amerikan Barack Obama të vizitojë Rusinë në vitin e ardhshëm. "Unë pres mundësinë që të vazhdojmë dialogun tonë kuptimplotë dhe të sinqertë", - thuhet në telegramin e Kryetarit të shtetit rus.
Ndërtuesit rusë të anijeve i dorëzuan Indisë fregatën "Tarkash" të pajisur me raketat "BrahMos". Ceremonia përkatëse u mbajt sot në kantjerin e ndërtimit të anijeve "Jantar" në Kaliningrad (porti rus në Detin Balltik).
Bullgaria dhe Rusia kanë arritur në marrëveshje parimore në lidhje me kontratat e gazit. Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë Deljan Dobrev i paraqiti projektin "South Stream" (“Rryma Jugore”) Komisionit ekonomik në Parlament. Sipas fjalëve të zyrtarit bullgar, gazsjellësi është i një rëndësie prioritare për vendin, meqenëse ky korridor diversifikon furnizimet e gazit natyror në BE.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
24
25