×
Rusia, 1 nëntor 2012
Riarmatimi i Trupave Raketore ruse të Destinacionit Strategjik (TRDS) me komplekset "Topol-M" do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2012, njoftoi Zv. Komandanti i TRDS Valeri Mazurov.
Avioni i MSJ-së ruse dërgoi ndihma humanitare në Kubë, e cila po vuan pasojat e uraganit "Sandy". Avioni "IL-76" (russ. "Ил-76") sipas kërkesës nga pala kubane transportoi materiale ndërtimi për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara.
Ndërtimi i aparatit të ri të rëndë kozmik rus "Express-AMU1" do të kushtojë rreth 300 milionë euro, njoftoi të enjten Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Federale "Komunikimi kozmik" Juri Prohorov. Konkursi për konstruktimin e aparatit kozmik do të shpallet para fundvitit.
Presidenti rus Vladimir Putin më 8 nëntor do të takohet me Presidentin izraelit Shimon Peres, i cili do të vijë në Moskë me një vizitë pune, njoftoi të enjten shërbimi për shtyp i Kremlinit.
Raketëmbajtësja "Juri Dollgorukij" (russ. «Юрий Долгорукий») përfundoi tashmë testimet. Anija do të vihet në shfrytëzim vitin e ardhshëm. Po atëhere Flotës do t’i transferohet edhe nëndetësja më e re bërthamore shumë-qëllimore "Severodvinsk" (russ. «Северодвинск»), afati i dorëzimit të së cilës ishte planifikuar fillimisht për në vitin 2012.
Këtë mendim shprehu në një intervistë me gazetarët Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov.
Gjatë ekspeditës "Arctic-2012", e cila përfundoi më 11 tetor, u morrën të dhëna që konfirmojnë kufijtë e jashtëm të shelfit kontinental të Rusisë në Oqeanin e Ngrirë të Veriut.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka ndërmend të blejë një parti provë të pajisjeve "ushtari i së ardhmes" Felin, njoftoi të enjten për gazetarët në Moskë Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdjukov.
Gjashtë marinarët rusë dhe një estonez, të rrëmbyer në Nigeri, u liruan të enjten në mëngjes. Nuk ka asnjë njoftim mbi detajet e lirimit.
Qytetarja ruse Anastasia Diatllova, e cila u arrestua në Teksas në lidhje me çështjen q
Një nga prodhueset më të mëdha të aeroplanëve civilë - kompania kanadeze “Bombardier” - filloi bisedimet me zyrtarët dhe sipërmarrësit rusë për organizimin e prodhimit të produktit të saj në Rusi.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
24
25