×
Rusia, 30 tetor 2012
"Anijet detare do t’i kemi se s’bën!" - këto fjalë të Perandorit rus Pjetri i Madh (Cari Pjetri i Parë) parapërcaktuan krijimin e Flotës Ushtarake Detare (FUD- russ. ВМФ) në Rusi. Më 30 tetor vendi feston ditëlindjen e FUD, e cila këtë vit kremton përvjetorin e saj 316-vjeçar.
Bombarduesi strategjik rus “Su-24” (russ. "Су-24") u rrëzua në rajonin Çeljabinsk gjatë një fluturimi trajnues, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Të dy pilotët mundën të katapultonin dhe mbijetuan. Incidenti ndodhi 67 km në juglindje të bazës ajrore Shagol.
Rusia kërkon kthimin asaj të ngarkesës që u konfiskua në Turqi nga bordi i aeroplanit sirian. Ai u nis në mbrëmjen e datës 10 tetor për kryerjen e fluturimit me itinerar Moskë-Damask. Kur po fluturonte në qiellin mbi Ankara dy aeroplanë gjuajtës turkë e detyruan atë të ulet në tokë për inspektim.
Në përfundim të këtij viti në Rusi nuk do të mbeten vendburime të eksploruara të pa-alokuara të mëdha të naftës. Kjo, siç njoftoi Agjencia Federale për shfrytëzimin e pasurive të nëntokës (“Rosnedr”), do të ndodhë pas ankandeve që do të organizohen në dhjetor për shitjen e tre vendburimeve të mëdha të hidrokarbureve.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27
28