×
Rusia, 4 tetor 2012
Nikaragua do të blejë në Rusi një parti automjetesh të blindura “Tiger”, të pajisura me armë dhe të destinuara për forcat speciale të policisë. Për këtë deklaroi Ministrja e Punëve të Brendshme e Nikaraguas Ana Morales Mazun.
Më 4 tetor të vitit 1957 nga poligoni Tjuratam, i cili më vonë u bë i njohur si kozmodromi “Bajkonur”, u lëshua sateliti i parë artificial i Tokës. Duke trashëguar nga Bashkimi Sovjetik një infrastrukturë mjaft të zhvilluar kozmike, Rusia, pavarësisht nga periudha e vështirë që përjetoi në vitet 1990-2000, diti të ruajë potencialin e vet në këtë fushë, megjithëse jo në vëllim të plotë.
Kremlini nuk do t'ia verë veshin rekomandimeve të PACE-së (Parliamentary Assembly of the Council of Europe) për demokratizimin e sistemit pushtetor në Rusi. Për këtë njoftoi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë Dimitri Peskov.
SHBA futën në "listën e zezë" 165 kompani dhe individë, të cilët dyshohen për përfshirje në eksportin e paligjshëm të teknologjive ushtarake në Rusi. Në prag u shpallën akuzat në adresë të 11 personave.
Në Ukrainë po fillon ndërtimi i uzinës së parë për prodhimin e karburantit për centralet bërthamore. Ky është një projekt i përbashkët i koncernit shtetëror ukrainas "Karburanti bërthamor" (russ. «Ядерное топливо») dhe kompanisë ruse "TVEL" (russ. «ТВЭЛ») - "vajzës" së Korporatës Shtetërore Ruse për Energjinë Atomike - Rosatom.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27
28