Kryedizajner i koncernit “AvtoVAZ”, prodhuesit kryesor të automobilave në Rusi, do të bëhet Steve Mattin, në të kaluarën Drejtor Dizajni i Volvo Car Corporation. Anglezi Steve Mattin ka punuar 17 vjet në Mercedes-Benz.
Në aeroportin e Novo Urengoi (të Krahinës autonome Jamalo-Nenetsk) më 08: 40 sipas orës së Moskës aeroplanit Jak-42 i mori flakë shasia e majtë. 85 pasagjerët dhe 3 anëtarët e ekuipazhit të tij u evakuuan.
Përmbushja nga Rusia e kushteve të kontratës për furnizimin Iranit të komplekseve raketore zenit S-300 është krejtësisht e pamundur, deklaruan sot në MPJ të Federatës Ruse.
Sipas të dhënave paraprake të ekspertëve, shkak i rënies së raketëmbajtëses “Sojuz” u bë disfunksionimi në punën e motorit të sistemit shtytës që çoi, si rezultat, në fikjen emergjente të tij.