Më 18 shtator aktivistët e organizatës mjedisore u përpoqën të ngjiteshin në platformën e naftës së Gazprom-it në Detin Peçor me qëllim zhvillimin e një proteste kundër shpimit në Arktik. Ditën tjetër rojet kufitare ruse hipën në bordin e anijes dhe e shoqëruan atë në Murmansk. Organet hetimore kanë hapur një çështje penale për pirateri.