×
Politikë 21 shkurt 2014

Përpjekje e dhunshme për përmbysjen e autoriteteve legjitime në vend - kështu e karakterizoi atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë Zëdhënësja e Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko në takimin me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Krimesë Vladimir Konstantinov në Moskë. Nga ana e vet Kreu i Parlamentit të Krimesë deklaroi se nuk e njeh legjitimitetin e çfarëdo veprimi të autoriteteve të Ukrainës të miratuar nën presionin e ekstremistëve.

Autoritetet ruse kanë pezulluar shpërndarjen e këstit të ri të ndihmës financiare për Ukrainën për shkak të përkeqësimit të theksuar të situatës në vend dhe kanë ndërmend të presin stabilizimin e gjendjes për rifillimin e mbështetjes, deklaroi sot për gazetarët Ministri i Financave i FR-së Anton Siluanov.

Vendimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë është marrë në negociatat e zhvilluara me pjesëmarrjen e Presidentit të vendit, udhëheqësve të opozitës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Deklarata e Presidentit të Ukrainës pasoi mbas përfundimit të negociatave me udhëheqësit e opozitës, përfaqësuesit e Rusisë dhe BE-së.

Në Kiev protestuesit në rrugën "Institutskaja" hapën zjarr me armë mbi efektivët e zbatimit të ligjit, njoftuan në shërbimin për shtyp të trupave të MPB të Ukrainës.

Kryetari i Verhovna Rada Vladimir Ribak (Volodymyr Rybak) nënshkroi dekretin e Parlamentit që ndalon përdorimin e forcës ndaj protestuesve.

Vitali Kliçko (Klitschko) u bëri thirrje vendeve të BE-së për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. Ky lajm vjen në gazetën autoritative gjermane "Tagesspiegel".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
10
11
16
17
23