×
Politikë 4 shkurt 2014

Në Bullgari shpresojnë shumë në zbatimin e suksesshëm të projektit të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"), deklaroi në një intervistë për gazetarët Presidenti i vendit, Rosen Plevneliev.

Bashkimi Evropian duhet "të bashkëpunojë me Rusinë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë", mendon ish-Kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Situatën në Ukrainë dhe çështje të tjera diskutuan me telefon Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin. Në qendër të vëmendjes së tyre ishin dhe tema e zgjidhjes së krizës siriane dhe programi bërthamor i Iranit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
10
11
16
17
23