×
Politikë Shkurt 2014

"Unë asnjëherë nuk i kam dhënë kurrëfarë urdhërash policisë për të qëlluar. Policia, ju e dini fort mirë, ishte e paarmatosur deri në momentin e fundit. Kur u bë krejtësisht real kërcënimi me vdekje për ta, kur mbi efektivët e ruajtjes së rendit nisën të qëllonin me armë, atëherë policia filloi të armatoset", - deklaroi Viktor Janukoviç në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi të premten, në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don, se nuk do ta njohë kurrë vendimin e Parlamentit të Ukrainës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit.

Ukraina duhet të mbetet e bashkuar dhe e pandashme, deklaroi Viktor Janukoviç sot gjatë konferencës për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi se në qytetin rus Rostov-mbi-Don ndodhet tek miku i vet dhe se shpreson të marrë atje një strehim të përkohshëm.

"Trazirat, përleshjet dhe viktimat janë pasoja të krizës politike, rezultat i politikave të papërgjegjshme të Perëndimit, i cili ka nxitur e favorizuar Majdanin" - deklaroi Viktor Janukoviç (Victor Yanukovych) të premten në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

"Mua nuk më ka rrëzuar askush nga pushteti, unë u detyrova të largohem nga Ukraina për shkak se më kanë kërcënuar", - deklaroi sot Viktor Janukoviç gjatë një konference për shtyp në qytetin rus Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç, i cili u detyrua të largohet nga Ukraina, po jep një konferencë për shtyp në Rostov-mbi-Don (Rusi).

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ndërmend të këmbëngulë në ngritjen e çështjes së ekstradimit të qytetarit të Ukrainës, Viktor Janukovit (Victor Yanukovych), të shpallur në kërkim ndërkombëtar, thuhet në faqen zyrtare të Internetit të institucionit ukrainas.

Rusia, Ukraina, Viktor Janukoviç, ekstradim, Prokuroria e Përgjithshme, person i shpallur në kërkim

Ankesa e Verhovnaja Rada (Parlamentit) të Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të legjitimuar veprimet e veta dhe për të ushtruar presion mbi popullsinë e Krimesë, deklaroi Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Dumës Shtetërore të Rusisë Aleksei Pushkov (Alexey Pushkov).

"Unë do të sugjeroja për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias me lutjen për të vlerësuar legjitimitetin e qeverisë në Ukrainë dhe legjitimitetin e vendimeve të marra nga këto autoritete pushtetore", - deklaroi sot Kryetari i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Sergei Narrishkin (Sergey Naryshkin). Përveç kësaj, ai njoftoi mbi krijimin e një grupi pune për të vlerësuar vendimet e Dumës Shtetërore në lidhje me Ukrainën.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë të vazhdojë kontaktet me partnerët ukrainas për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

Këshilli i Lartë (Parlamenti) i Krimesë ka miratuar mbajtjen më 25 maj të referendumit për zgjerimin e kompetencave të autonomisë me pyetjen: "A e përkrahni ju vetëvendosjen shtetërore të Krimesë në kuadër të Ukrainës në bazë të traktateve dhe marrëveshjeve ekzistuese ndërkombëtare?"

Konferenca për shtyp e Viktor Janukoviç, i cili deklaroi mbi legjitimitetin e tij si President i Ukrainës, do të mbahet të premten më 28 shkurt më 17:00 sipas orës së Moskës në Rostov-mbi-Don, njoftoi një burim i afërt me rrethin e ngushtë të tij.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili u shpall nga opozita si i tërhequr vullnetarisht nga posti i vet pas trazirave masive në vend, iu drejtua autoriteteve ruse me kërkesën për t’i garantuar atij sigurinë personale.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policia janë vënë në gatishmëri të lartë në lidhje me zaptimin e godinave të Parlamentit dhe Qeverisë të Krimesë, ka shkruar të enjten në faqen e tij në Facebook i Ngarkuari i përkohshëm me detyrat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov.

Bota, Ukraina, ushtria, policia, trazira, Krimea, gatishmëri e lartë

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Ukrainës Aleksandër Turçinov u bën thirrje ushtarakëve të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, që ndodhen në Krime, për të mos dalë përtej kufijve të territoreve të përcaktuara nga marrëveshjet përkatëse.

Fatkeqë presidentët e Ukrainës dhe Serbisë, respektivisht Viktor Janukoviç dhe Sllobodan Millosheviç, u bënë për vetë faktin se i thanë "jo" Perëndimit. Dhe menjëherë pas kësaj të dy ata u shndërruan në kriminelë. Njëri përfundoi në Hagë, ndërsa se çfarë e kërcënon të dytin - nuk dihet ende.

I ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Ministrit të Brendshëm të Ukrainës Arsen Avakov nënshkroi dekretin për eliminimin e forcave speciale "Berkut".

Ish-Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje të paramenduar. Gjykata mori vendimin për ta ndaluar atë.

Aplikimi i ndalimit të transmetimit të kanaleve televizive ruse në Ukrainë do të ishte një shkelje e rëndë e lirisë së fjalës, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rusia duhet të përfshihet në kërkimin e mënyrave të daljes nga kriza në Ukrainë. Ky opinion është shprehur sot prej Ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, gjatë fjalës së marrë në seancën e dëgjimeve në Asamblenë Kombëtare.

Autoritetet ruse po fillojnë lëshimin e pasaportave në Krime sipas procedurës së thjeshtuar, njoftojnë mediat ukrainase duke cituar deputetin e Dumës Shtetërore të FR-së Leonid Slluckij, i cili mbërriti me një vizitë në Simferopol.

Moska nuk ndërhyn në situatën e krijuar në Ukrainë dhe pret po të njëjtën gjë edhe nga vendet e tjera, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Majdani ka formuluar kërkesat për anëtarët e ardhshëm të qeverisë ukrainase. Me deklaratën, që përmban kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, doli i ashtuquajturi Rreth i besimit kombëtar të Majdanit.

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë kanë marrë avionin gjuajtës të brezit të pestë "T-50" për zhvillimin e testeve shtetërore, njoftoi të premten për gazetarët shërbimi për shtyp i kompanisë prodhuese "Sukhoi".

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për dorëheqjen e Viktor Janukoviçit nga posti i presidentit të vendit për shkak të dështimit të tij në përmbushjen e detyrave të veta dhe caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale më 25 maj. "Pro" këtij vendimi ka votuar shumica e deputetëve të Verhovnaja Rada. Nga ana tjetër, vetë Viktor Janukoviç deklaroi se vendimi i parlamentarëve është i paligjshëm.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shprehu ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë preokupimin tejet serioz në lidhje me paaftësinë e nënshkruesve të marrëveshjeve të 21 shkurtit në Kiev për negocim, thuhet në njoftimin e dikasterit rus të politikës së jashtme.

Verhovnaja Rada e Ukrainës pranoi me vendimin e saj se Viktor Janukoviç u vetëtërhoq nga plotësimi i detyrave të presidentit dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale më 25 maj në vend.

Në Kongresin e deputetëve të qarqeve lindore dhe jugore të Ukrainës dhe Krimesë, i cili u mbajt të shtunën në qytetin e Harkovit (Kharkov), votuan për rezolutën në bazë të së cilës qeveritë lokale në këto rajone marrin mbi vete përgjegjësinë për sigurimin e rendit kushtetues.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç (Viktor Yanukovych) deklaroi se në vend po ndodh një grushti shteti i vërtetë dhe se Kryetari i shtetit nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, njoftuan mediat duke cituar këshilltaren presidenciale Anna German (Herman).

Deputetët e parlamentit ukrainas në takimin e së shtunës miratuan vendimin për lirimin e ish-Kryeministres së dënuar të Ukrainës Julia Timoshenko (Yulia Tymoshenko). Sekretari i shtypit i ish-Kryeministres deklaron se Timoshenko është liruar tashmë nga burgu.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç (Viktor Yanukovych) dha dorëheqjen, njoftoi nënkryetari i partisë opozitare "Batkivshina" (ukr. "Батьківщини"; "Atdheu").

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ndodhet në qytetin e Harkov (Kharkov), ai do të nënshkruajë ligjet e miratuara në prag nga Rada e Lartë (Supreme), njofton këshilltarja presidenciale, deputetja Anna German.

Kryetari i Parlamentit ukrainas Vladimir Ribak (Volodimir Rybak) të shtunën paraqiti kërkesën për dorëheqje.

Presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut të tij rus Vladimir Putin "për të diskutuar çështjet aktuale të axhendës dypalëshe dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë", njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Përpjekje e dhunshme për përmbysjen e autoriteteve legjitime në vend - kështu e karakterizoi atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë Zëdhënësja e Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko në takimin me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Krimesë Vladimir Konstantinov në Moskë. Nga ana e vet Kreu i Parlamentit të Krimesë deklaroi se nuk e njeh legjitimitetin e çfarëdo veprimi të autoriteteve të Ukrainës të miratuar nën presionin e ekstremistëve.

Autoritetet ruse kanë pezulluar shpërndarjen e këstit të ri të ndihmës financiare për Ukrainën për shkak të përkeqësimit të theksuar të situatës në vend dhe kanë ndërmend të presin stabilizimin e gjendjes për rifillimin e mbështetjes, deklaroi sot për gazetarët Ministri i Financave i FR-së Anton Siluanov.

Vendimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë është marrë në negociatat e zhvilluara me pjesëmarrjen e Presidentit të vendit, udhëheqësve të opozitës, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Deklarata e Presidentit të Ukrainës pasoi mbas përfundimit të negociatave me udhëheqësit e opozitës, përfaqësuesit e Rusisë dhe BE-së.

Në Kiev protestuesit në rrugën "Institutskaja" hapën zjarr me armë mbi efektivët e zbatimit të ligjit, njoftuan në shërbimin për shtyp të trupave të MPB të Ukrainës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
9
10
11
16
17
23