×
Politikë 23 dhjetor 2013

Autoritetet e Perusë kanë shpallur publikisht mbi përfundimin e negociatave me Rusinë për blerjen e helikopterëve ushtarakë të transportit të tipit "Mi-171SH" (russ "Ми-171Ш"). Kontrata është lidhur për 24 makina të tilla fluturuese, ndërsa kosto e saj rezulton të jetë një gjysmë miliardë $.

Legalizimi i paradokohshëm i marihuanës në Uruguai ka provokuar një valë të re debatesh në lidhje me arsyeshmërinë e një vendimi të tillë. Shteti për herë të parë lejon dhe merr nën kontrollin e vet gjithë këtë sektor: që nga kultivimi dhe përpunimi e deri tek shitja dhe shpërndarja e substancave narkotike.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Rusisë Aleksei Pushkov mendon se amnistia, në veçanti, lirimi i anëtarëve të punk grupit muzikor "Pussy Riot", do t’i shërbejë eliminimit të disa acarimeve ekzistuese në marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.

Parlamenti i Armenisë ratifikoi marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë për furnizimet e gazit natyror, pavarësisht protestave të opozitës.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) u zotua për t’i thyer duart kundërshtarëve të vet, nëse ata nuk do të rreshtin së shpifuri kundër qeverisë së tij.

SHBA-ja blen për pesë para vëllime masive informacioni sekret prej Qendrës së Komunikimit Qeveritar të Britanisë së Madhe, deklaroi deputeti britanik George Galloway.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Para Mandelës vdiq nga një sëmundje e rëndë Presidenti më karizmatik i botës bashkëkohore, venezueliani Hugo Chavez. Italianët dëbuan nga Parlamenti ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni. Kurse në Australi humbi postin e vet Kryeministrja e parë femër, Julia Gillard.

Flota Ushtarake Detare (FUD) e Rusisë mori në përbërjen e vet kryqëzorin submarinë raketor bërthamor "Aleksandër Nevskij" të Projektit 955 "Borei" (russ. "Борей"), njoftoi zëdhënësi i FUD-it.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29