×
Politikë 18 dhjetor 2013

Konferenca e madhe për shtyp e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin do të mbahet të enjten, më 19 dhjetor.

Ministria e Jashtme e Polonisë vendosi t’i drejtohet Këshillit të Ministrave me kërkesën për akordimin e fondeve me qëllim të mbulimit të dëmeve të shkaktuara Ambasadës ruse gjatë "Marshimit të Pavarësisë" më 11 nëntor të këtij viti, njoftoi të mërkurën Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Wojciechowski.

Dyert e BE-së mbeten të hapura për Ukrainën edhe pas arritjes së marrëveshjeve midis Ukrainës dhe Rusisë për zgjerimin e bashkëpunimit, deklaroi të mërkurën Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së marrë në Bundestag.

Duma Shtetërore të mërkurën miratoi njëzëri versionin përfundimtar të tekstit të amnistisë, kushtuar 20 vjetorit të Kushtetutës së Federatës Ruse.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Rusia do të caktojë një numër të madh të kamionësh të blinduar, cisterna dhe pajisje të tjera logjistike për pjesëmarrje në operacionin për nxjerrjen e armëve kimike nga Siria, njoftoi të mërkurën Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK/OPCW), Ahmet Üzümcü.

Paketa e dokumenteve ukrainase-ruse, e nënshkruar në Moskë të martën (më 17 dhjetor), hap perspektiva shumë të mira për ekonominë e Ukrainës në vitet e ardhshme, theksoi sot në mbledhjen e Qeverisë së vendit Kryetari i saj Mykola Azarov.

Procesi i shkatërrimit të armëve kimike siriane është duke u zhvilluar në përputhje të plotë me afatin e përcaktuar, deklaroi sot në Këshillin e Federatës Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Konferenca e madhe për shtyp e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin do të mbahet të enjten. Ajo do të fillojë në mesditë me orën e Moskës. Për pjesëmarrje në këtë konferencë shtypi janë akredituar më shumë se 1.300 gazetarë rusë dhe të huaj.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA-së mund të miratojë sanksione ndaj atyre përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase, të cilët kanë autorizuar përdorimin e forcës kundër demonstruesve, thuhet në projekt-rezolutën e prezantuar nga kongresisti demokrat Eliot Engel.

Perëndimi për herë të parë i bëri të qartë të opozitës siriane se Presidenti i Republikës Bashar Al-Assad mund të mbetet në pushtet.

Autoritetet braziliane nuk janë të interesuara për t’i dhënë azil politik ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, njoftojnë mediat lokale duke cituar deklaratën përkatëse të qeverisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29