×
Politikë 17 dhjetor 2013

Në Uashington ka filluar të mbizotërojë mendimi se fitorja e Presidentit sirian Bashar Al-Assad do të ishte zgjidhja më e mirë, më optimale. Sepse kjo premton, të paktën, shpresa minimale për një të ardhme më të mirë, ndërkohë që humbja e tij do të thotë se të gjitha shpresat do të shuhen fare.

"BE-ja nuk është në gjendje ta nxjerrë Ukrainën nga kriza financiare - Bashkimi Evropian nuk ka as mjete financiare dhe as dëshirën e mirë për ta bërë këtë. Në fakt, dyert e BE-së janë të mbyllura për të", - tha Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Punë të Jashtme, Aleksei Pushkov.

Policia e Turqisë ka ndërmarrë në Stamboll një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me rastin e korrupsionit, duke arrestuar gjatë kësaj 22 vetë, midis të cilëve edhe biznesmenë të njohur në vend si dhe bijtë e 3 ministrave të qeverisë turke.

Teherani e quan kontratën e nënshkruar me Rusinë, për furnizimin e sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "С-300"), legjitime dhe pret zbatimin e saj praktik, deklaroi Ambasadori i Iranit në Moskë, Mehdi Sanaei.

Presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç, nuk e kanë diskutuar çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Doganor.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) ka fshirë nga faqja e vet e Internetit rreth 35.000 lajme në gjuhën koreane dhe rreth 100.000 artikuj të botuar në gjuhë të huaja deri më 1 tetor të vitit 2013.

Ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, iu drejtua autoriteteve të Brazilit me kërkesën për azil politik, shkruan gazeta braziliane "Folha de S.Paulo".

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e uroi Angela Merkel me rastin e rizgjedhjes së saj në postin e Kancelares Federale të Republikës Federale të Gjermanisë.

Në Australi ka hyrë në fuqi Kodi, i cili përcakton rregullat e sjelljes për të huajt që kanë kërkuar azil në Australi.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes. Në pesë vitet e ardhshme qeveria japoneze ka në plan të shpenzojë për objektivat ushtarake më shumë se 240 miliardë $.

Kampioni botëror i boksit, sipas versionit të WBC, Vitali Kliçko (Klitschko) hoqi dorë nga titulli i vet, duke vendosur t’ia përkushtojë plotësisht veten politikës ukrainase.

Ideja e integrimit europian është bërë një armë efektive e opozitës ukrainase në luftën e saj kundër autoriteteve të tanishme pushtetore, thonë ekspertët. Në të njëjtën kohë edhe vetë integrimi evropian, edhe fati i Julia Timoshenko, edhe kërkesa të tjera të opozitës, me sa duket nga të gjitha, e kanë humbur rëndësinë dhe aktualitetin e vet. Asaj i ka mbetur vetëm një kërkesë - ndërrimi i pushtetit.

Gjykata Federale e SHBA-së shfuqizoi ruajtjen (magazinimin) e paligjshme prej Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të arkivit jashtëzakonish të madh të të dhënave të bisedave telefonike.

Deputetët e Bundestagut në takimin e tyre të së martës votuan në favor të dhënies Angela Merkel të plotfuqishmërive të Kancelares së Gjermanisë.

Udhëheqja politiko-ushtarake e Rusisë mund të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me modernizimin e kryqëzorit raketor bërthamor, të lënë në rezervë, "Admiral Nahimov". Supozohet se pas modernizimit kryqëzori do të bëhet pjesë e Flotës ruse të Oqeanit Paqësor.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29