×
Politikë 16 dhjetor 2013

Vendet e BE-së janë të ndjeshme dhe sillen me mirëkuptim ndaj nevojës për të diskutuar situatën rreth Ukrainës në format tripalësh me Rusinë.

Kievi nuk ka marrë mbi vete kurrfarë detyrimesh për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në dhe reagoi në mënyrë të paqartë gjatë takimit të paradokohshëm të Komisionerit Evropian Stefan Fule (Štefan Füle) me Zëvendës/kryeministrin e parë të Ukrainës Sergei Arbuzov, deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Italia do të vërë në dispozicion një nga portet e veta për ruajtjen e përkohshme të armëve kimike të transportuara nga Siria.

Ekspertët e OKB-së bënë publik raportin mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri. Pas shqyrtimit të imtësishëm të dëshmive faktike, ata gjetën se substancat toksike për këtë vitin e fundit atje janë përdorur së paku pesë herë. Vërtetë, gjatë kësaj ekspertët nuk ishin të autorizuar për të evidentuar se cila prej palëve ndërluftuese e vuri në përdorim arsenalin kimik.

BE-ja dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje mbi kthimin në Turqi të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, të cilat kanë depërtuar në BE nëpërmjet territorit të Turqisë.

Qeveria e re e Gjermanisë ndjek si pikësynim dhënien e ndihmës për lehtësimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe BE-së, tha Ambasadori gjerman në Rusi Ulrich Brandenburg.

Fraksioni parlamentar i "Partisë së Rajoneve" në Ukrainë i ka vënë vetes pikësynim për të arritur nga Kryeministri Mykola Azarov rinovimin radikal të qeverisë.

Përfaqësuesi i lartë i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Rick Ledgett, deklaroi se organizata po shqyrton mundësinë e bërjes së një kërkese zyrtare për faljen e ish-oficerit të shërbimit të inteligjencës Edward Snowden.

Sot qeveria e Ukrainës do të diskutojë me deputetët e partisë në pushtet situatën në vend. Protestat në qendër të kryeqytetit të vendit nuk po rreshtin: opozita, si dhe më parë, vazhdon të këmbëngulë për dorëheqjen e qeverisë dhe kërkon vendosjen e moratoriumit mbi pranimin e Ukrainës në Bashkimin Doganor. BE-ja, nga ana e vet, pezulloi përgatitjen e marrëveshjes me Ukrainën dhe ka ndërmend ta shqyrtojë këtë çështje në Samitin e vet në Bruksel më 19-20 dhjetor.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç i siguroi senatorët amerikanë se autoritetet e vendit do të bëjnë gjithçka të mundshme për të siguruar të drejtën e qytetarëve për demonstrata paqësore si dhe për të kryer hetime të ndershme dhe transparente të ngjarjeve të 30 nëntorit të vitit 2013 në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në Kiev.

Asnjë prej anëtarëve të lartë të qeverisë franceze, duke përfshirë edhe Presidentin François Hollande, nuk do të vijë për pjesëmarrje në Olimpiadën Dimërore në Soçi, tha Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë për herë të parë në historinë gjermane do të kryesohet nga një grua - Ursula von der Leyen, e cila ka mbajtur më parë postin e Ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale.

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29