×
Politikë 5 dhjetor 2013

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ditën e enjte vendosi se gjuha shtetërore e Republikës nuk është gjuha moldave, por ajo rumune.

Ndërmarrja kineze e ndërtimit të avionëve "Shenyang Aircraft Corporation" filloi prodhimin në seri të gjuajtësve të rinj të kuvertës "J-15", me të cilët planifikohet të pajiset grupi ajror i aeroplanmbajtëses "Liaoning" dhe anijeve të ardhshme aeroplanmbajtëse.

Duke marrë fjalën në Këshillin Ministror të OSBE-së të enjten në Kiev, Kryeministri Mykola Azarov deklaroi se në zaptimin e ndërtesave administrative në Kiev janë përfshirë forcat ekstremiste.

Të enjten në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Kiev Asistentja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, u shpreh me fjalë kërcënuese në adresë të autoriteteve ukrainase.

Dokumentet sekrete, të bëra publike nga Edward Snowden, dëshmojnë se shërbimi i zbulimit radioelektronik suedez ka ndihmuar në mënyrë aktive Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të mbledhur informacion mbi politikanët rusë, njoftoi portali suedez i lajmeve Local.

Politikanët europianë nuk duhet të inkurajojnë protestuesit në Kiev, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por t’u bëjnë thirrje atyre për dialog, deklaroi Ministri i Jashtëm ukrainas, Leonid Kozhara.

"Ukraina rikthehet përsëri në krahët e Rusisë", "BE-ja e ka humbur betejën për Ukrainën", "Putin duartroket" - kështu mund të citohen pafund titujt kryesorë të artikujve të publikuar në mediat çeke, komentet e shumta në forumet në Internetin Çek. Të dielën e kaluar në Pragë u mbajt një tubim në mbështetje të Majdanit ukrainas. Në vështrim të parë do të dukej sikur tema e Ukrainës sot është për çekët pothuajse prioriteti №1.

Rusia do t’i vërë Sirisë në dispozicion pajisjet e nevojshme teknike për kryejen e veprimeve të caktuara në kuadër të programit të shkatërrimit të armëve kimike, deklaroi të mërkurën për gazetarët rusë Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29