×
Politikë 2 dhjetor 2013

Kryetarja e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay deklaroi se disponon prova të përfshirjes së udhëheqjes së lartë të Sirisë, duke përfshirë edhe Bashar Al-Assad, në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Protestat në Kiev u përgatitën për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, mendon Presidenti rus Vladimir Putin.

Rusia synon të forcojë pozitat e veta në Kaukazin e Jugut, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

Sot ushtria izraelite hapi zjarr ndaj disa objektivave në territorin sirian në kundërpërgjigje të sulmit nga përtej kufirit, njoftoi komanda e Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defense Forces).

Opozita ukrainase, përkrahësit e të cilës po zhvillojnë protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera të vendit, ka filluar negociatat për krijimin e qeverisë së përkohshme.

Presidenti polak Bronislaw Komorowski do të thërrasë në ditët e ardhshme një takim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në lidhje me situatën në Ukrainë, njoftoi faqja zyrtare në Internet e Presidentit polak.

Bota, Ukraina, presidenti, Këshilli i Sigurimit, Poloni

Deputeti i Këshillit bashkiak të qytetit të Sevastopolit, Sergei Smoljaninov, bëri thirrje për futjen e trupave ruse në Ukrainë.

Anëtarët e Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, të cilët të hënën në mëngjes nuk arritën dot të shkonin në vendin e punës, janë udhëzuar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të presin udhëzimet e mëtejshme me telefon.

Kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra deklaroi se ajo nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shpërndajë parlamentin, pasi ajo e konsideron qeverinë e saj kushtetuese.

Rezervat kryesore të armëve kimike siriane do të çaktivizohen në ujërat neutrale të Detit Mesdhe. SHBA-ja filloi përgatitjet për asgjësimin e tyre në bordin e anijes "Cape Ray". Për këtë njoftoi të dielën Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Ndihmën e vet aktive në përgatitjen e këtij operacioni po e jep Moska.

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Pavell Lebediev përgënjeshtroi sot informacionin e shfaqur në Internet në lidhje me faktin se drejt Kievit po avancojnë njësitë e tankeve për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u bëri thirrje të gjitha palëve kundërshtare në Ukrainë që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, ndërsa autoriteteve të vendit për të respektuar lirinë e fjalës dhe të tubimit.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Në mëngjesin e së hënës, më 2 dhjetor, nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani) në Kiev, ku u mblodhën përkrahësit e opozitës, drejt ndërtesës së qeverisë u nis një kolonë prej 5-6 mijë protestuesish.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29