×
Politikë Dhjetor 2013

Në Forcat Ushtarake Ajrore të Federatës Ruse janë duke përgatitur dokumentet e nevojshme për krijimin e një grupi të ri të pilotazhit të lartë me avionët trajnues-luftarakë "Jak-130" (russ. "Як-130"), u tha gazetarëve të mërkurën Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral-Lejtnanti Viktor Bondarjov.

Një sulm i ri terrorist u krye sot në Vollgograd. Herët në mëngjes u hodh në erë një trolebus urban. Sipas njoftimeve të autoriteteve rajonale, katërmbëdhjetë persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1-vjeçar. Sipas vlerësimeve paraprake, fuqia e mjetit shpërthyes ka qenë më e lartë se ajo e një dite më parë në stacionin hekurudhor të po këtij qyteti.

Praktika e armëpushimeve lokale në Siri "mund dhe duhet të vazhdojë", sidomos në prag të konferencës ndërkombëtare "Gjeneva-2", deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexandr Lukashevich), duke komentuar marrëveshjen mbi armëpushimin e arritur ndërmjet forcave qeveritare dhe luftëtarëve të opozitës në qytetin e Maadamia, në afërsi të Damaskut.

Efektivët e organeve të zbatimit të ligjit të Bosnjë dhe Hercegovinës arrestuan të premten 6 persona të dyshuar për krime lufte kundër civilëve me kombësi serbe gjatë konfliktit të viteve 1992-1995.

"Tërmet politik" parashikojnë për Evropën në vitin e ardhshëm disa ekspertë. Sipas mendimit të tyre, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në pranverë të vitit 2014, ekziston probabiliteti i lartë i suksesit të euroskeptikëve dhe radikalëve. Ata duhet të ndalojnë rrëshqitjen e mëtejshme të Evropës në kaosin e tolerancës së tepruar.

Rusia ka mbetur fort e zhgënjyer nga vendimi i Presidentit të Uruguajit, José Mujica, për legalizimin e prodhimit dhe shitjes së marihuanës, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e premten.

Rreth 2 mijë banorë të Okinawa u mblodhën pranë godinës së administratës pas vendimit të Guvernatorit Hirokazu Nakaima për të miratuar ridislokimin e bazës ushtarake ajrore të SHBA-së "Futenma" brenda territorit të prefekturës.

Delegacioni i Rusisë ka ndërmend të vizitojë më 17 janar burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë për t'u takuar me të burgosurin rus Ravil Mingazov, i cili mbahet i ngujuar atje që prej më shumë se 10 vjetësh, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit Konstantin Dollgov.

Takimi i përfaqësuesve të Rusisë, SHBA-së, Kinës, OKB-së, ONAK-ut dhe Sirisë mbi çështjen e largimit të armëve kimike nga ky vend filloi në Moskë.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, gjatë një takimi të Këshillit të Rajoneve, kërkoi nga qeveria dhe parlamenti ndërveprim aktiv gjatë negociatave me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila të ishte në përputhje të plotë me interesat kombëtare të Ukrainës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Lideri palestinez Mahmoud Abbas që prej disa vjetësh kanë komunikuar mes tyre me anë të ndërmjetësve në Londër, njofton të enjten faqja e Internetit e gazetës më të madhe izraelite "Yedioth Ahronoth".

Rusia ia hyri punës për vënien në dezhurn luftarak të komplekseve raketore të bazimit në galeri nëntokësore të brezit të ri, tha Presidenti Vladimir Putin në një takim me anëtarët e qeverisë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Rjabkov në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" iu përgjigj pyetjeve në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së jashtme ruse.

Ri-ekzaminimi i mbetjeve mortore të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat nuk është i nevojshëm, ai vdiq nga shkaqe natyrore dhe jo prej ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv, u tha gazetarëve të enjten Kreu i Agjencisë Mediko-Biologjike Federale Vladimir Uiba.

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Zbulimi irakian deklaroi mbi synimin e rebelëve sirianë të njësive të grupit ekstremist "Dzhebhat An-Nusra" për të rrëmbyer përfaqësuesit e misionit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev aplikoi ndalimin mbi importet e një sërë mallrave të caktuara të huaja për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. Përjashtim bëjnë rastet kur pajisje të ngjashme në Rusi nuk prodhohen ose nuk përputhen me kërkesat e porositësve shtetërorë.

Komisionerja e BE-së për Drejtësinë Viviane Reding në fund të vitit 2013 e ka konsoliduar akoma dhe më fort mendimin se BE-ja ka nevojë për CIA-n e vet. Ose të paktën për ndonjë shërbim të unifikuar të inteligjencës dhe kundërzbulimit evropian në "kundërpeshë" të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit (NSA). Reding deklaroi se me marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dikasteri përkatës mund të krijohet tashmë që aty nga viti 2020.

Qeveria e Federatës Ruse do t’i japë në vitin 2014 Bjellorusisë mjete suplementare hua deri në 2 miliardë $, njoftoi të mërkurën Presidenti rus Vladimir Putin.

Sekreti bankar është thyer kundrejt diplomatëve rusë të akuzuar për mashtrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Shefi i Departamentit për Siguri dhe Çarmatim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov), njoftoi të mërkurën se Rusia dhe Kina do të garantojnë sigurinë e ngarkimit dhe nxjerrjes së armëve kimike në ujërat territoriale të Sirisë.

Në Turqi, për shkak të një skandali korrupsioni në të cilit është përfshirë edhe djali i tij, dha dorëheqjen Ministri i Brendshëm i Turqisë, Muammer Güler.

Autoritetet e Sirisë kanë akuzuar rebelët për ndërmarrjen e sulmeve ndaj objekteve me armë kimike, të cilat janë destinuar për asgjësim jashtë kufijve të vendit, njoftoi Agjencia SANA, që citon një burim në Ministrinë e Jashtme të vendit.

Parlamentari britanik George Galloway e ka quajtur Presidentin rus Vladimir Putin "Njeriun e Vitit". Ai shtoi se Putini meriton Çmimin Nobel për Paqe për qëndrimin e Rusisë ndaj problemit të Sirisë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Yun në përvjetorin e shpalljes së babait të tij dhe paraardhësit të Kim Jong Il "Udhëheqës i madh" vizitoi njësinë 526 të Ushtrisë Popullore të Koresë, duke urdhëruar gjatë kësaj ushtarakët për të qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e një luftë pa paralajmërim, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se disa pjesë të Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe Trakës Perëndimore "janë në të vërtetë territore turke". Po përse Turqia, që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për hyrjen në të cilin ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të tij, duke përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë, vendosi të kujtojë me zë të lartë pretendimet e veta territoriale?

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit do t’i paraqesë Partisë së Rajoneve, ndërsa më konkretisht organizatorëve të të ashtuquajturit "AntiMajdan" në Parkun Mariinskij, llogarinë e kompensimit të dëmshpërblimit për shkatërrimin e parkut. Për këtë deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Kryetarit të Administratës shtetërore të qytetit të Kievit, Anatoli Gollubçenko.

Viti në përfundim ka qenë i suksesshëm për politikën e jashtme të Rusisë, deklaroi në një konferencë shtypi në Moskë Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore, Aleksei Pushkov. Duke përmbledhur rezultatet e vitit 2013 ai vuri në dukje gjithashtu dobësimin e rolit të SHBA-së dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

Rusia së shpejti do t’i transferojë OKB-së 2 milionë dollarë për likuidimin e armëve kimike të Sirisë, deklaroi Zëvendës/ministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov në intervistën e tij me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Në periferi të Bagdadit u krye atentat ndaj jetës së Ministrit të Mbrojtjes të Irakut.

Luftanijet e grupit Mesdhetar të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë do të shoqërojnë anijet që do të merren me transportimin e armëve kimike siriane në destinacionet përkatëse, njoftoi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Kryeministri i Egjiptit Hazem Al Beblawi e shpalli lëvizjen "Vëllazëria Myslimane" organizatë terroriste.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç nënshkroi ligjin që parashikon përjashtimin nga përgjegjësia penale dhe administrative të të gjithë pjesëmarrësve të arrestuar të "EuroMajdan-it".

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç (Tomisllav Nikoliq) deklaroi se bisedat e tij telefonike përgjohen, dhe, në lidhje këtë aspekt, ka shprehur pakënaqësinë e tij me punën e departamenteve speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Autoritetet e Perusë kanë shpallur publikisht mbi përfundimin e negociatave me Rusinë për blerjen e helikopterëve ushtarakë të transportit të tipit "Mi-171SH" (russ "Ми-171Ш"). Kontrata është lidhur për 24 makina të tilla fluturuese, ndërsa kosto e saj rezulton të jetë një gjysmë miliardë $.

Legalizimi i paradokohshëm i marihuanës në Uruguai ka provokuar një valë të re debatesh në lidhje me arsyeshmërinë e një vendimi të tillë. Shteti për herë të parë lejon dhe merr nën kontrollin e vet gjithë këtë sektor: që nga kultivimi dhe përpunimi e deri tek shitja dhe shpërndarja e substancave narkotike.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës Shtetërore të Rusisë Aleksei Pushkov mendon se amnistia, në veçanti, lirimi i anëtarëve të punk grupit muzikor "Pussy Riot", do t’i shërbejë eliminimit të disa acarimeve ekzistuese në marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.

Parlamenti i Armenisë ratifikoi marrëveshjet ndërqeveritare me Rusinë për furnizimet e gazit natyror, pavarësisht protestave të opozitës.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
8
14
15
21
22
28
29