×
Politikë 29 tetor 2013

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, njoftoi mbi shpalljen e amnistisë së përgjithshme.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, pranoi se ai dëshiron të jetë si lideri rus, Vladimir Putin. 

Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kryetari i Këshillit të Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, Teodoros Pangalos, deklaroi se shërbimet sekrete greke kanë përgjuar ambasadorët amerikanë në Athinë dhe Ankara.

Njoftimet në lidhje me faktin që pjesëmarrësve të Samitit të "G-20" iu bënë dhuratë flash drives (USB), të projektuara për spiunazh, janë një përpjekje për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet reale tek ato joekzistuese, deklaroi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov.

Rusia dhe Ekuadori do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën kundër financimit të terrorizmit, legalizimit të të ardhurave të fituara me rrugë kriminale dhe krimit kibernetik, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas bisedimeve me Presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, në Kremlin.

Në jug të Rumanisë filluan punët për dislokimin e kompleksit evropian të mbrojtjes antiraket që po krijohet nga SHBA-ja dhe NATO. Në ish bazën ushtarake ajrore në Deveselu aty nga viti 2015 do të vendoset kompleksi multi-qëllimor amerikan i mbrojtjes kundërajrore "Aegis", i cili është i pajisur me raketa interceptuese "Standard-3".

Presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, pas përfundimit të mandatit presidencial në vitin 2014, e pret gjyqi, deklaroi sot Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta.

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri publike një pjesë të re të dokumenteve, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e të dhënave të telekomunikacionit të qytetarëve amerikanë.

Në Bangladesh po vazhdon greva e përgjithshme, gjatë së cilës për të tretën ditë me radhë nuk po rreshtin përleshjet midis policisë dhe demonstruesve të opozitës.

Kreu i Komitetit të Senatit të SHBA-së për Zbulimin, Dianne Feinstein, bëri thirrje për një rishikim të gjerë të operacioneve të zbulimit, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.

Siria deklaroi 1.300 ton substanca kimike, të përdorura për prodhimin e armëve kimike, si dhe më shumë se 1.200 municione të pambushura, njoftohet në raportin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK).

Presidenti i Republikës së Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, mbërriti në Moskë të hënën me një vizitë zyrtare.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
26
27