×
Politikë 26 shtator 2013

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale të OKB-së për Sierra Leonen la në fuqi dënimin e ish-Presidentit të Liberisë, Charles Taylor, i cili u dënua me 50 vjet burg, duke hedhur poshtë apelimin e avokatëve të tij.

Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë Vladimir Putin dhe Aleksandër Llukashenko do të vëzhgojnë stërvitjet e përbashkëta strategjike ushtarake "West-2013".

Në Rusi mund të shfaqet çmimi shtetëror në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe aktivitetit bamirës.

Me të shtëna luftarake me armë zjarri në poligonin malor 20 km larg nga Bishkeku përfunduan stërvitjet e përbashkëta antiterroriste "Ala-Too Antiterror-2013" të shteteve anëtarë të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Për herë të parë në historinë e Turkmenistanit të pavarur zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen mbi baza dypartiake.

Rusia dhe Paraguaji nënshkruan një marrëveshje mbi heqjen e procedurave formale për marrjen e vizave për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve të tyre, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, pas takimit të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me homolugun e tij paraguajan Eladio Loizaga në margjinat e sesionit të Asamblejsë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Rusia do të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Sirisë, transportimi i tyre në Rusi është i pamundur, njoftoi ditën e enjte Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Sergei Rjabkov.

Në lidhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë mund të bihet dakord në dy ditët e ardhshme. Për këtë njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Genadi Gatillov. Sipas vlerësimit të tij, bisedimet po zhvillohen me sukses, palët po bien dakord për një kompromis. Në veçanti, doumenti, ka shumë mundësi, t'i referohet kapitullit të shtatë të Kartës së OKB-së, por ky i fundit parandalon përdorimin e forcës kundër Damaskut pa diskutime suplementare paraprake në Këshillin e Sigurimit.

Moska ka paralajmëruar Tokion se mund të kufizojë udhëtimet e zyrtarëve japonezë në Ishujt Kurile, në qoftë se ata nuk do të përmbahen nga lëshimi i deklaratave publike mbi problemin territorial pas vizitës në territorin e Rusisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë rusë të punëve të Jashtme.

Sot siguria në hapësirën e informacionit global është ndoshta garancia kryesore e sigurisë së gjithë komunitetit botëror. Ky është përfundimi në të cilin arritën pjesëmarrësit e konferencës së pestë ndërkombëtare "Besim dhe siguri në shoqërinë e informacionit" në Shangai. "Zëri i Rusisë" dëgjoi pikëpamjet e disa ekspertëve, të cilët morën pjesë në forumin e informacionit.

Në Kongresin Amerikan u prezantua një projektligj që do të forcojë kontrollin e programeve qeveritare të mbikqyrjes elektronike.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimi për në Nju Jork, ku ai duhej të mbante një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për shkak se kundër tij ishin përgatitur provokime, deklaroi ai në një intervistë për televizionin lokal.

Fjalimi i Presidentit të Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte i mbushur me trillime dhe mashtrime, të cilat ishin të një natyre jo vetëm antiruse, por edhe anti-ortodokse dhe rusofobiane, mendon Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i dorëzoi Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry prova që konfirmojnë përfshirjen e opozitës siriane në sulmin me armë kimike në periferi të Damaskut më 21 gusht, njoftoi kreu i diplomacisë ruse në një intervistë për "The Washington Post".

Ende nuk është marrë vendimi që Rusia të bëhet pjesë e Traktatit ndërkombëtar mbi tregtinë e armëve, njoftoi Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov në Nizhnij Tagill, ku po zhvillohet ekspozita e armëve "Russia Arms Expo-2013".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29