×
Politikë 20 shtator 2013

Në epokën moderne, kur zgjerohet bashkëpunimi ekonomik, rritet interesi i popujve për njëri-tjetrin dhe krijohen miliona lidhje midis njerëzve, regjimi i vizave kthehet në një pengesë për progresin, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Çizhov.

Gjykata e Moskës refuzoi të shpallë anulimin e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit, bazuar në padinë e njërit prej kandidatëve, opozitarit të njohur Aleksei Navalni.

Estonia nënshkroi marrëveshjen me vlerë 8,2 milionë € për financimin e rindërtimit të vendkalimeve në pikat kufitare që ndajnë qytetin estonez të Narva-s me atë rus të Ivangorodit.

Flamurtari i Flotës së Detit të Zi, kryqëzori raketor "Moskva", pasi kreu kalimin nëpër Oqeanin Atlantik, mbërriti sot në vendin e takimit me anijet e njësisë së përhershme të Flotës Ushtarake Detare në pjesën lindore të Mesdheut, duke u vënë në krye të këtij grupi.

Moska e dënon ashpër hapjen e zjarrit ndaj autokolonës së misionit të BE-së (EULEX) në veri të Kosovës, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Aleksandër Llukasheviç.

Fragmentimi i madh i opozitës në Siri komplikon negociatat për ofrimin e ndihmës humanitare në vendin që po përjeton një konflikt të brendshëm, njoftoi Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Pierre Krähenbühl.

Grupi ekstremist "Shteti Islamik Irak dhe Levant", i lidhur me "Al-Qaeda", nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me forcat opozitare, "Ushtrinë e Lirë Siriane".

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) mori nga Siria të dhëna mbi arsenalin e armëve kimike.

Në Siri, në anën e opozitës si mercenarë luftojnë 300-400 individë, të ardhur nga Rusia, njoftoi Zëvendësi i parë i Drejtorit të Shërbimit të Sigurimit Federal rus Sergei Smirnov.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) e shtyu për një kohë të pacaktuar takimin, në të cilin do të diskutohej plani për transferimin ose asgjësimin e armëve kimike në Siri.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin uroi Kryetarin e Osetisë së Jugut, Leonid Tibilov, dhe gjithë banorët e Pepublikës për festën kombëtare - Ditën e Pavarësisë, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Stërvitjet e përbashkëta strategjike të forcave të armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë "Perëndimi-2013" fillojnë sot në territoret e të dy vendeve, njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Koalicioni kombëtar i forcave të armatosura të opozitës së Sirisë dënoi sulmet e militantëve, të ndërmarra kundër trupave qeveritare, në njësitë e "Ushtrisë së Lirë Siriane" - krahu ushtarak kryesor i opozitës.

BE-ja në kuadër të mbështetjes së Bashimit Evropian të zhvillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po fillon vendosjen e misionit për monitorimin e zgjedhjet komunale në Kosovë më 3 nëntor, njoftoi Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) do të mbajë takimin e tij të parë mbi çështjen e armëve kimike në Siri më 22 shtator. Për këtë deklaroi shërbimi për shtyp i ONAK-ut në Hagë. Përfundimet e takimit të Organizatës duhet të njoftohen ditën e hënë (më 23 shtator).

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Një testim i ri i sistemit të Mbrojtjes Antiraket të SHBA-së në kushte të afërta me realitetin planifiohet të mbahet në të ardhmen e afërt, njoftuan në kompaninë "Raytheon".

Arma kimike ra në duart e fondamentalistëve, të cilët luftojnë kundër qeverisë në Siri, nga Libia pas rënies së qeverisë së Muammar Gaddafi në vitin 2011, deklaroi Zëvendëskryeministri për Ekonominë i Sirisë, Qadri Jamil, në një intervistë për gazetën britanike "Guardian".

Takimi i Komitetit Ekzekutiv të ONAK-ut mbi Sirinë do të mbahet ditën e dielë më 22 shtator, njoftoi të enjten në mbrëmje shërbimi për shtyp i Organizatës.

Mbi 90 islamistë janë vrarë gjatë një operacioni 2-javor të trupave qeveritare në jug të Filipineve, shkruajnë mediat kombëtare. 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29