×
Politikë 17 shtator 2013

Gjykata e Egjiptit la në fuqi vendimin e autoriteteve të vendit për konfiskimin e fondeve të liderëve supreme të Lëvizjes "Vëllazëria Muslimane", njoftoi një burim në gjykatë.

Një makinë e minuar shpërtheu ditën e martë në anën siriane të Bab al-Hawa - pika kryesore e kalimit në kufi me Turqinë.

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei ditën e martë deklaroi se vendi i tij nuk ka absolutisht nevojë për armë bërthamore, pasi posejdimi i tyre bie në kundërshtim me bindjet e popullit iranian.

Rusia këmbëngul për një hetim të paanshëm dhe objektiv të ngjarjeve të 21 gushtit në afërsi të Damaskut, pasi ka arsye të forta për të besuar që ky i fundit të ketë qenë një provokim, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius.

Kryeministri izraelit ka ndërmend gjatë një takimi me Barack Obama t’i paraqesë atij pretendimet, të cilat Presidenti i SHBA-së duhet të prezantojë në negociatat me Teheranin.

Rusia do të rimëkëmbë bazën ushtarake dhe aerodromin në Ishujt e Novosibirsk-ut në Oqeanin e Ngrirë të Veriut.

Raporti i inspektorëve të OKB-së mbi sulmin kimik pranë Damaskut i paraqitur ditën e hënë nuk u jep përgjigje pyetjeve në lidhje me vendin dhe mënyrën e prodhimit të municioneve me përmbajtje gazi që shkakton paralizimin e nervave, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç dekoroi me medaljen e artë Kreun e kompanisë "Hekurudhat e Rusisë”, Vladimir Jakunin për arritjet në fushën e veprimtarive socialo-kulturore.

Vendet perëndimore, duke u përpjekur për miratimin në OKB të një rezolute të ashpër mbi Sirinë, duan t’i imponojnë vullnetin e tyre popullit të Sirisë, deklaruan ditën e martë në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi të Lindjes së Mesme.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius mbërriti në Moskë për një vizitë gjatë së cilës ai do të përpiqet të bindë qeverinë ruse të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

Trupat siriane kanë rrethuar një grup të madh rebelësh në qytetin e Shebaa pranë Damaskut.

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi një urdhër të veçantë, i cili mundëson dërgimin e mjeteve të mbrojtjes nga armët kimike në Siri.

Komiteti për Sanksionet ndaj Libisë i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara paralajmëroi lidhur me "efektin destabilizues" të kontrabandimit të armëve nga vendi afrikan në Sirinë e mbërthyer nga konflikti.

Helikopteri ushtarak sirian që u rrëzua të hënën në kufirin siriano-turk, po kryente një mision zbulimi dhe shkeli aksidentalisht hapësirën ajrore të Turqisë, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura siriane.

Raporti i ekspertëve të OKB-së mbi përdorimin e armëve kimike në Siri konfirmoi përdorimin e gazit paralizues të nervave Sarin në periferi të Damaskut Huta më 21 gusht. Por në dokument nuk ka përgjigje për pyetjen se kush i ka përdorur armët kimike. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Britania e madhe dhe Franca kanë deklaruar tashmë se të dhënat e raportit tregojnë qartë përdorimin e gazit Sarin nga ana e Ushtrisë siriane.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29