×
Politikë 9 shtator 2013

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër kërkesës së Rusisë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) mbi analizimin e rreziqeve që lidhen me goditjen e mundshme mbi minireaktorin sirian, njofton ditën e hënën Agjencia e lajmeve Reuters duke u referuar tek deklarata e një diplomati të lartë amerikan.

Lideri i budistëve të Tibetit, Dalai Lama XIV, i cili ndodhet për një vizitë jozyrtare në Letoni, mendon se konflikti sirian duhet të zgjidhet me ndihmën e negociatave, dhe jo të armëve.

Siria do të jetë tema kryesore në takimet, të cilat do të mbajë Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian që mbikëqyr Lindjen e Mesme, i cili ka mbërritur për një vizitë në Moskë.

Qeveria e Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad nuk ka përdorur armë kimike gjatë sulmit afër Damaskut, deklaroi në një emision të Radios belge "RTL-TVI" studiuesi i liruar natën e kaluar nga robëria e rebelëve sirianë, Pierre Piccinini da Prata.

Në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, filluan sot stërvitjet e përbashkëta antiterroriste ndërkombëtare, në të cilat do të marrë pjesë, në veçanti, edhe Rusia.

Siria supozon se qëllimi i ndërhyrjes së planifikuar ushtarake amerikane është që të ndihmojë terroristët, të cilët veprojnë në vend, dhe sulmi raketor do të mundësojë forcimin e pozitave të militantëve, u shpreh ditën e hënë Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, Walid al-Moallem.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad mund të shmangë ndërhyrjen e jashtme ushtarake, në qoftë se gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojë të gjitha armët kimike komunitetit ndërkombëtar, thuhet në një deklaratë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në marrëdhënie me muzikantët e grupit "Bloodhound Gang" është hapur një çështje penale në lidhje me përdhosjen e flamurit rus.

Duma Shtetërore e Rusisë këtë javë do të miratojë një deklaratë në lidhje me situatën në Siri, deklaroi ditën e hënë Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Sergei Narishkin.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad ka ndërmend t’ia mbathë në bazën ushtarake ruse, të ndodhur në qytetin port Tartus, në rastin e një sulmi amerikan mbi Siri.

Të hënën në Norvegji po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve të sondazheve të opinionit publik, Kryeministri aktual Jens Stoltenberg mund të humbasë postin e tij.

Alternativë për një zgjidhje paqësore të krizës në Siri nuk ka, aq më tepër përmes ndërhyrjes ushtarake, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë bisedimeve me homologun e tij sirian Walid Al-Muallem.

Krytari i përkohshëm i bashkisë së kryeqytetit Sergei Sobjanin pas numërimit të 100% të fletëve të votimit grumbulloi 51,37% të votave në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Moskës, Aleksei Navalni - 27,24%, njoftoi Komisioni i zgjedhjeve i qytetit të Moskës.

Në rast se bie regjimi i Assad-it Sirinë e presin dekada të kaosit. Ekspertët flasin mbi gabimin tragjik të Shteteve të Bashkuara, të bindur për universalitetin e përvojës së tyre historike të shtetndërtimit.

Gjuajtësit japonezë u ngritën sot në ajër pas një alarmi për neutralizimin e një avioni pa pilot, përkatësia shtetërore e të cilit nuk dihet. 

Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono i dërgoi një letër Presidentit amerikan Barack Obama, me anë të së cilës ai u përpoq të bindë kolegun e tij mbi mungesën e nevojës për një operacion ushtarak në Siri.

Në Stamboll dhe Adana policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, për të shpërndarë demonstruesit që protestonin kundër planeve të qeverisë për prerjen e pemëve në universitetin e kryeqytetit.

Kandidati i partisë "Platforma Qytetare", themeluesi i fondacionit "Qyteti pa drogë" Eugjeni Roizman fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Ekaterinburgut, duke fituar 30,11% të votave të zgjedhësve.

Të hënën Presidenti amerikan Barack Obama do të japë një seri intervistash për mediat amerikane, ndërsa të martën do të takohet me senatorët demokratë, dhe pastaj do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

Sistemi politik rus po bëhet gjithnjë e më konkurrues dhe perfekt. Këtë, sipas ekspertëve, e dëshmoi Dita e vetme e zgjedhjeve. Më 8 shtator votimet u zhvilluan në 80 rajone, pra pothuajsetë në të gjithë vendin. Legjitimiteti, transparenca dhe një numër minimal i skandaleve përbëjnë tiparin kryesor të këtyre zgjedhjeve, theksojnë analistët politikë. Procesi zgjedhor në qendrat e votimit mund të ndiqej në kohë reale në Internet.

Të dielën autoritetet izraelite dislokuan sistemin e tyre të mbrojtjes kundërajrore "Iron Dome" në zonën e Jeruzalemit, njoftuan mediat lokale.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29