×
Politikë 3 shtator 2013

Gjykata në Egjipt urdhëroi ndërprerjen e punës së 4 kanaleve televizive, duke përfshirë edhe përfaqësinë e televizionit "Al Jazeera" në vend.

Në Detin Mesdhe për kryerjen e misioneve luftarake është dërguar anija e madhe e desantit "Novoçerkassk".

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Rusisë, Dimitri Rogozin, deklaroi të martën se axhenda e shekullit të 21-të për Rusinë tashmë ndodhet në rajonin e Azi-Paqësorit.

Kongresi amerikan duhet të vendosë në lidhje me nevojshmërinë për zhvillimin e një operacioni ushtarak në Siri. Deri më tani mendimet e senatorëve ndahen pothuajse në mënyrë të barabartë. Edhe pse goditja mund të ndërmerret pa miratimin e Senatit, ai për Barack Obama është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi as OKB-ja, as NATO-ja, as Britania e Madhe nuk pranuan ta mbështesnin për këtë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjegjësia në lidhje me përdorimin e armës kimike në periferi të Damaskut qëndron mbi qeverinë siriane, deklaroi Shërbimi Federal i Zbulimit i Gjermanisë (BND).

Presidenti i SHBA-së Barack Obama iu drejtua kongresmenëve me thirrjen urgjente për të votuar në lidhje me përdorimin e forcës kundër Sirisë.

Situata në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Azi-Paqësorit kërkon vëmendje të vazhdueshme të Rusisë dhe Australisë, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke hapur bisedimet me homologun e tij australian, Bob Carr.

Gjatë 3 viteve të fundit Koreja e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimet e veta bërthamore dhe në çdo kohë është e aftë të prodhojë armë bërthamore. 

Damasku zyrtar shpreson të mos ketë asnjë goditje ushtarake nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj. 

Një njësi anijesh e Flotës së Veriut të Rusisë sot u largua nga baza e saj kryesore në Severomorsk duke u drejtuar për në rajonet lindore të Arktikut.

Presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega njoftoi se ka ndërmend t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në mënyrë që të rikthejë në përbërje të Nikaraguas me rrugë ligjore krahinën e Guanacaste, e cila 200 vjet më parë i ka kaluar Costa Rica-s.

Lëshimet e dy raketave-shënjestër në Mesdhe, të zbuluara nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, sipas të gjitha gjasave ishin prototipe raketash balistike pa mbushje, njoftoi një burim informacioni në Moskë.

SHBA-ja ka të ngjarë të jetë duke marrë në konsideratë planin e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë në Siri dhe nuk kanë ndërmend të kufizohet me "veprime të përmbajtura dhe të kufizuara", çka u deklarua pak ditë më parë nga Barack Obama.

Raketat e lëshuara, të regjistruara në Mesdhe nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, ishin shënjestra trajnuese për sistemin izraelit të mbrojtjes antiraket.

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion pranë Tel Avivit u mbyll përkohësisht mëngjesin e 3 shtatorit, pas një sulmi nga ana e dy palestinezëve.

Radarët sirianë nuk kanë regjistruar rënie raketash mbi territorin e vendit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë siriane të Mbrojtjes.

Presidenti Putin mbështeti iniciativën e Parlamentit të Rusisë lidhur me dërgimin e një delegacioni në Kongresin Amerikan, për zhvillimin e bisedimeve mbi situatën rreth Sirisë. Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me Spikerin e Këshillit të Federatës dhe Dumës Shtetërore ruse Valentina Matvienko dhe Sergei Narishkin.

Vajza e shefit të shërbimit të zbulimit të Kolonel Kaddafi - Abdullah Senussi - u rrëmbye menjëherë pas lirimit të saj nga burgu, njoftuan autoritetet libiane.

Pentagoni nuk ka asnjë informacion mbi lëshimin e raketave balistike në Mesdhe, njoftoi zëdhënësi i shërbimit për shtyp i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.

Refuzimi i Kongresit Amerikan për të mbështetur iniciativën e Presidentit Barack Obama për zhvillimin e operacionit ushtarak në Siri do të ishte një katastrofë, deklaroi senatori republikan John McCain.

Kryetari i Komitetit për Kontrollin dhe Menaxhimin e Pronës Shtetërore në Këshillin Shtetëror, ish-kreu i Korporatës Kombëtare kineze të Naftës Jiang Jiemin u shkarkua nga detyra në lidhje me dyshimet për "shkelje të rënda disiplinore".

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vuri në dijeni Presidentin rus Vladimir Putin për zbulimin e lëshimit të dy raketave balistike në Mesdhe.

Autoritetet e Brazilit dhe Meksikës thirrën ambasadorët e SHBA-së në këto vende për shkak të informatave se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar presidentët brazilianë dhe meksikanë - Dilma Rousseff dhe Enrique Peña Nieto.

Lëshimet e raketave në Mesdhe ka gjasa të jenë përgatitje për një sulm kundër Sirisë

Pas tre ditëve të seancave dëgjimore Skupshina serbe (parlamenti) miratoi përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë.

Ish-Presidenti iranian Akbar Hashemi Rafsanjani deklaroi se ai beson se Presidenti sirian Bashar Al-Assad mund të ketë autorizuar përdorimin e armëve kimike kundër qytetarëve të vendit të tij.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
7
8
14
15
21
22
28
29