×
Politikë 30 gusht 2013

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Të premten në Egjipt rifilluan përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi. Ka të plagosur, njoftuan mediat vendase.

SHBA-ja është e gatshme që në ditët në vijim ta bombardojë e vetme Sirinë, përkundër vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe, aleates së saj më të afërt, për t'u tërhequr nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak.

Refuzimi i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë nuk do t'i frenojë amerikanët nga ndërmarrja e sulmit ushtarak mbi Damaskun, dhe ky sulm mund të fillojë që këtë fundjavë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Sirisë, Iranit dhe pjesës më të madhe të Libanit, kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Libisë.

SHBA-ja po ndërpret transmetimet e kanalit televiziv rus Russia Today, njoftoi në Twitter Kryeredaktorja e kanalit Margarita Simonjan.

Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse nuk i ka ndryshuar planet e saj për të dërguar në fund të vitit në Tartus kryqëzorin e rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznecov", njoftoi Agjencia informative ruse ITAR-TASS, duke iu referuar një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre mund ta sulmojnë Sirinë deri në 4 shtator, deklaroi ditën e premte Presidenti i Francës, François Hollande.

Inspektorët e OKB-së mbërritën në spitalin ushtarak të Damaskut, ku po kurohen ushtarët e ushtrisë së qeverisë siriane të lënduar nga një sulm i mundshëm me armë kimike, njofton korrenspodenti i Agjencisë informative ruse "RIA Lajmet".

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

Sistemi mjaft premtues raketor i mbrojtjes kundërajrore "S-500" mund të hyjë në përbërjen e armatimeve të ushtrisë në vitin 2017, njoftoi një burimi i lartë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Rusia që nga viti 2011 nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për furnizimin në Siri të sistemeve dhe armatimeve madje as të destinacionit mbrojtës, njoftoi Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i "Rosoboronexport", Viktor Komardin.

SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.

Shërbimet amerikane të zbulimit tani nuk janë në dijeni se kush e kontrollon një pjesë të arsenalit të armës kimike në Siri në territoret e pushtuara nga opozita, njoftoi Agjencia informative Associated Press.

Moska po punon aktivisht për të parandaluar aplikimin e skenarit ushtarak në Siri, njoftoi Asistenti i Presidentit rus, Juri Ushakov.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizitoi një sërë rajonesh në Lindjen e Largët të vendit, të cilët u prekën nga përmbytjet drastike, dhe u premtoi banorëve ndihmë për rikonstruktimin e banesave.

Rusia mbetet një nga "objektivat" kryesore për komunitetin amerikan të zbulimit. 

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë i sanksionuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në Bruksel.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia u përpoq t'i bindte vendet perëndimore në lidhje me domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e ekspertëve të OKB-së të hetimit mbi përdorimin e supozuar të armës kimike në Siri, njoftoi për ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në selinë e organizatës botërore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31