×
Politikë 27 gusht 2013

Qëllimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe nuk është anuluar nga askush. Territoret e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të populluara nga shqiptarët, nuk kanë qenë kurrë të përjashtuara nga planet e shqiptarëve të Kosovës, kurse shqiptarët në territorin e ish-Jugosllavisë prisnin vetëm sinjalin, kur çështja e Kosovës të bëhej e rëndësishme për organizatat ndërkombëtare. I tillë u bë viti 1999, ose më saktë agresioni i NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

Të hënën ekspertët e OKB-së nuk mundën të depërtojnë dot në vendin e sulmit me gaz toksik në Damask pasi iu nënshtruan zjarrit të hapur me armë kundër tyre nga snajperët. Kurse ditën tjetër revista "Foreign Policy" publikoi artikullin me titull: "Dokumentet e CIA-s konfirmojnë se SHBA-ja ka ndihmuar Sadam Husejnin për të helmuar Iranin". A ka vallë ndonjë lidhje këtu?

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, Walid Muallem, deklaroi se Rusia nuk do t’i lërë pa mbështetje autoritetet siriane.

Autoritetet siriane kanë në arsenalin e vet mjete të tilla mbrojtëse që do të habisin të gjithë botën, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Walid Muallem.

Ushtria britanike po përgatit një plan emergjent veprimesh në lidhje me përdorimin e armës kimike në Siri, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryeministri britanik David Cameron.

SHBA-ja inkurajon opozitën siriane të mos bindet për zhvillimin e procesit negociator në pritje të intervencionit të jashtëm ushtarak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Kina nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Japoninë në lidhje me ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Presidenti amerikan Barack Obama nuk merr në konsideratë mundësinë e fillimit të një operacioni në shkallë të plotë ushtarak në Siri. Siç njofton botimi "The Washington Post", autoritetet amerikane kanë ndërmend të kufizohen me një bombardim raketor 2-ditor të vendit.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shtyu takimin diplomatik për përgatitjen e konferencës mbi Sirinë.

Siria është si kurrë ndonjëherë më parë afër shndërrimit të vet në objekt të agresionit ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë, me sa duket nga të gjitha, është marrë. Perëndimi ka përcaktuar tashmë taktikën e vet, por ai nuk ka ende një ide të qartë rreth strategjisë.

Koreja e Veriut propozoi zhvillimin e negociatave që synojnë ndërprerjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut, midis Phenianit, Seulit, Pekinit dhe Uashingtonit, por sipas një burimi diplomatik në Pekin kjo nismë nuk ka gjetur mbështetje në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Jashtëm brazilian Antonio Patriota la postin e tij në sfondin e një skandali diplomatik me Bolivinë fqinje.

Në Venezuelë u arrestuan dy shtetas kolumbianë të dyshuar për komplotimin e vrasjes së Presidentit Nicolas Maduro.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31