×
Politikë 26 gusht 2013

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të diskutojë sërish në ditët e ardhshme situatën në Siri me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Rusia u bën thirrje të gjithë lojtarëve ndërkombëtarë që të mos përsërisin gabimet e së kaluarës dhe të parandalojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri, deklaroi të hënën në një konferencë për shtyp Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ndryshimi i qeverisë në Siri nuk do të çojë në ndërprerjen e luftës civile, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Udhëheqësit e grupit palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet në rast të fillimit të ndonjë operacioni ushtarak kundër Sirisë.

Ekspertët e OKB-së për armët kimike që ndodhen aktualisht me mision në Siri u qëlluan nga snajperët. Makina, me të cilën ekspertët po udhëtonin nga Damasku për në zonën e sulmit kimik, u shpua në disa vende nga plumbat.

Rebelët sirianë njoftuan mbi marrjen nën kontroll të zonës me rëndësi strategjike Khanasir, nëpër të cilën kalon autostrada e vetme që lidh Aleppo-n me pjesën qendrore të vendit.

Sot Japonia ngriti në ajër gjuajtësit e vet për neutralizimin e një avioni kinez, i cili iu afrua zonës së Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Zëvendëskryetari i Komitetit për Shkencën Mihaill Degtiarjov deklaroi se Duma Shtetërore e Rusisë po shqyrton iniciativën për ndalimin e dhurimit të gjakut nga homoseksualët.

Parlamenti iranian ka ndërmend t’u kërkojë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kompensim për dëmin e shkaktuar si pasojë e organizimit të grushtit të shtetit në vitin 1953, gjatë të cilit në vend u kthye i mërguari më parë Shahu Mohammad Reza Pahlavi.

Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me askënd, madje edhe në rast të një ndërhyrjeje ushtarake në konfliktin sirian, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë urgjente për shtyp në Moskë.

Vendet perëndimore janë në gjendje t'i kundërpërgjigjen sulmit me armë kimike në Siri pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi sot Ministri i Jashtëm britanik, William Hague.

Turqia do të bashkohet me çdo koalicion kundër regjimit të Assadit, edhe në qoftë se nuk do të ketë një vendim zyrtar për këtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Presidenti rus Vladimir Putin u dërgoi mesazhe urimi Presidentëve të Osetisë së Jugut dhe Abhazisë (Abkhazisë), respektivisht Leonid Tibillov dhe Aleksandër Ankvab, me rastin e përvjetorit të pestë të njohjes së sovranitetit të këtyre republikave nga ana e Federatës Ruse.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan, Edward Snowden, hoqi dorë nga fluturimi në Havana për shkak se autoritetet kubane, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, kërcënuan se do të refuzonin uljen e avionit në qoftë se në bordin e tij do të ndodhej Snowden, shkruan gazeta ruse "Kommersant", duke cituar një burim në rrethin e njerëzve të afërt të Snowden.

Deklaratat zyrtare, të bëra nga Uashingtoni në lidhje me gatishmërinë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në konfliktin sirian, u pritën me shqetësim të thellë në Moskë.

Anijet e Forcave Ushtarake Detare britanike në ditët e ardhshme do të jenë të gatshme për t’iu bashkuar grupit të luftanijeve amerikane në rast se do të fillojë operacioni ushtarak në Siri, njoftoi gazeta "The Telegraph", duke cituar burime nga qeveria britanike.

Rusia i bëri thirrje SHBA-së që të përmbahet nga ushtrimi i presionit ushtarak mbi Damaskun. Në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kujtoi mbi pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme të një intervencioni të mundshëm të ri ushtarak për tërë rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, shembuj ilustrativë për të cilat mund të shërbejnë Iraku dhe Libia.

Franca beson se sulmi me armë kimike në Siri me viktima të shumta nuk duhet të mbetet pa një kundërpërgjigje, deklaroi gjatë një vizite në Jeruzalem Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad, në një intervistë për gazetën ruse "Izvestia", deklaroi se nëse SHBA-ja vendos të sulmojë apo të ndërmarrë ndonjë intervencion në Siri, atë e pret dështimi, si në të gjitha luftërat e mëparshme të iniciuara nga Amerika.

Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe duhet të heqin sanksionet e vendosura ndaj vendit të tij, përndryshe ai do të marrë masa bazuar në parimin e reciprocitetit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31