×
Politikë 22 gusht 2013

Një helikopter ushtarak me ish-Presidentin egjiptian Hosni Mubarak në bord fluturoi përtej territorit të burgut të Kajros Tora.

Ushtarakët izraelitë po verifikojnë njoftimet për një sulm me raketa në pjesën veriore të vendit, ku u aktivizuan sirenat e alarmit ajror, dhe ku, sipas njoftimeve të mediave lokale, u dëgjuan disa shpërthime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se avionët rusë po kryenin fluturime të planifikuara mbi ujërat neutrale dhe nuk kanë shkelur kufijtë ajrorë të Japonisë.

Britania e Madhe konsideron të mundshëm çdo lloj veprimi që mund të ndalë gjakderdhjen në Siri, si dhe do të ketë prioritet në verifikimin e njoftimeve mbi sulmin kimik në rrethinat e Damaskut.

Një delegacion i përbërë nga 200 biznesmenë dhe 58 zyrtarë të Republikës së Koresë u nis sot drejt kompleksit industrial Kaesong në kufirin me Korenë e Veriut.

Siç theksojnë ushtarakët japonezë, dy avionë "Tu-95" hynë në hapësirën ajrore të Japonisë në zonën e ishullit të Okinosima-s të prefekturës japoneze Fukuoka.

Forcat e Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, ndërmorrën bombardimin e rajoneve periferike të Damaskut të ndodhura nën kontrollin e rebelëve.

Rusia deklaroi se, sipas informacionit që disponon ajo, arma kimike në periferitë e Damaskut është përdorur më 21 gusht nga militantët e opozitës dhe jo nga regjimi i Presidentit Bashar Al-Assad. Akuzat e shprehura në adresë të trupave qeveritare janë të bazuara në informata të paverifikuar.

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif, është mëse i bindur se ushtarakët sirianë nuk kanë përdorur armë kimike kundër kryengritësve në afërsi të Damaskut.

Zëdhënësi i udhëheqjes së opozitës siriane konfirmoi faktin e përdorimit të gazit toksik Sarin, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius, duke komentuar njoftimin mbi përdorimin e ri të mundshëm të armës kimike në Republikën Arabe të Sirisë.

Ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, të cilit i hoqën akuzat për korrupsion, pas lirimit nga burgu do të mbetet nën arrest shtëpiak, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian.

Në Kinë filloi procesi gjyqësor ndaj ish-Zyrtarit të lartë partiak Bo Xilai, i cili dikur konsiderohej si njëri ndër liderët e ardhshëm të vendit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31