×
Politikë 21 gusht 2013

Sot gjykata ushtarake amerikane në Fort Meade do t’i shpallë aktgjykimin ushtarit amerikan Bradley Manning. Ish ushtari i thjeshtë Manning ishte informanti kryesor i website “WikiLeaks”. Prokurori ushtarak kërkon dënimin e të pandehurit në bazë të 20 aktakuzave me 60 vjet heqje lirie. Dënimi maksimal, me të cilin mund të përballet ai, është 90 vjet burg. Avokatët tashmë kanë deklaruar se ky është një dënim jashtëzakonisht kohëgjatë dhe se ata do ta apelojnë atë.

Bashkimi Evropian do të rishikojë programet e ndihmës financiare dhe ekonomike për Egjiptin. Një vendim i tillë u morr ditën e mërkurë në Bruksel nga ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, njoftoi Liderja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Presioni i autoriteteve të Britanisë së Madhe mbi gazetën "The Guardian" për shkak të materialeve të dhëna asaj nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, është një manifestim i "standardeve të dyfishta" në fushën e të drejtave të njeriut, deklaroi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 22 gusht do të shkojë me një vizitë pune në Qarkun e Rostov-it, ku do të vizitojë uzinën e helikopterëve "Rostvertol" - ndërmarrjen e holdingut "Helikopterët e Rusisë" (russ. "Вертолёты России").

Gjykata në Egjipt ditën e mërkurë urdhëroi lirimin e ish-Presidentit, Hosni Mubarak, pasi atij iu hoqën një sërë akuzash. Por ai do të mbetet në burg edhe për 48 orë, pasi gjatë kësaj kohe Prokuroria mund të apelojë vendimin e gjykatës.

Ministria e Jashtme e Iranit konfirmon se Presidenti i ri i vendit, Hassan Rouhani, do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Bishkek dhe në kuadër të tij do të zhvillojë një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Komanda ushtarake siriane deklaroi se ushtria nuk ka përdorur armë kimike në periferi të Damaskut.

Takimi i ardhshëm, në kuadër të dialogut për rregullimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, do të mbahet në Bruksel më 27 gusht, thuhet në një komunikatë të shërbimit për shtyp të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Ditën e mërkurë gjykata ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënoi informatorin e "WikiLeaks", ushtarin 25-vjeçar të ushtrisë amerikane, Bradley Manning, me 35 vjet burg.

Situata në Egjipt dhe Siri u diskutua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Drejtorin e Shërbimit të Përgjithshëm të Zbulimit të Arabisë Saudite.

Opozita siriane ka akuzuar qeverinë për përdorimin e armëve kimike gjatë bombardimit të zonave të kontrolluara nga rebelët.

India i vlerëson marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe nuk refuzon aspak ndihmën ruse në hetimin e tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Sindurakshak", deklaroi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti ushtarak indian Uday Bhaskar:

Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se deklaratat e Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan lidhur me përfshirjen e Izraelit në përmbysjen nga pushteti në Egjipt të Presidentit Mohammed Mursi dhe në krizën që ka kapluar në tërësi Republikën Arabe të Egjiptit, janë "marrëzi absolute" dhe "nuk përfaqësojnë asgjë në vetvete".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31