×
Politikë 16 gusht 2013

Mbështetësit e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtarakët, Mohammed Mursi, ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar Sheshin qendror të Kajros, Tahrir.

15 oficerë të policisë janë vrarë në Egjipt në përleshjet me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, të cilët dolën në mitingjet antiqeveritare me thirrjen e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", njofton kanali televiziv "Al Arabiya".

Numri i viktimave të përleshjeve midis islamistëve dhe efektivëve të forcave të sigurisë në kryeqytetin egjiptian Kajro ka arritur në 50 vetë, njofton Agjencia Reuters me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit.

Të paktën 5 persona humbën jetën në përleshjet e reja në Egjipt, njoftojnë mediat vendase.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmin terrorist të ndodhur ditën e enjte në periferi të Bejrutit, si rezultat i të cilit humbën jetën më shumë se 20 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Në të ardhmen e afërt Rusia do të dërgojë me avionë në Siri një parti tjetër me ndihma humanitare, njoftoi sot për gazetarët Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Rusia do të dërgojë një grup pune në Libi për të kontaktuar në lidhje me çështjen ligjore të bashkatdhetarëve Aleksandër Shadrov dhe Vladimir Dollgov, të dënuar për dhënien e ndihmës regjimit të Muammar Gaddafi, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punë të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Rusia dhe Kina bashkëpunojnë me sukses në sferat ushtarake dhe tekniko-ushtarake, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim në Soçi me anëtarin e Këshillit të Shtetit të Kinës, Yang Jiechi.

Moska e mirëpriti marrëveshjen mes Damaskut dhe Kombeve të Bashkuara për dërgimin e një grupi inspektorësh për hetimin e rasteve të përdorimit të mundshëm të armëve kimike në Siri, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Pala ruse aktualisht nuk vëren asnjë shkak teknik, si pasojë e të cilit mund të ndodhte shpërthimi në nëndetësen indiane të prodhimit rus, deklaroi Zv/Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Japonia iu drejtua me një notë proteste Izraelit në lidhje me deklaratat e papërshtatshme, të pavend në Internet të ish-Zëvendësministrit izraelit të Informacionit Daniel Seaman.

Shtetet e Bashkuara po e ngatërrojnë situatën, duke fajësuar Presidentin sirian Bashar Al-Assad për mungesën e dëshirës për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Gjeneva-2" pa parakushte, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Ekspertët e OKB-së përfunduan inspektimin e anijes së Koresë së Veriut me armë kubane në bord, e cila u arrestua në Kanalin e Panamasë.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të mendimit se në Egjipt i duhet dhënë fund dhunës dhe të fillojë domosdoshmërisht procesi i pajtimit kombëtar, deklaroi të enjten Përfaqësuesja e Përhershme e Argjentinës në këtë organizatë Maria Christina Perceval, e cila kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në muajin gusht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31