×
Politikë 15 gusht 2013

Në qarkun e Orenburg-ut (rajoni i Uraleve) filloi ndërtimi i një stacioni të ri radiolokacioni (radar) të tipit "Voronezh". Edhe një tjetër radar po i tillë i brezit të ri, pjesë e sistemit të paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore, po vihet në regjim operacional në rajonin e Irkutsk (Siberi Perëndimore). Ushtarakët premtojnë se deri në vitin 2018 rrjeti i radarëve më të fundit do të marrë mbi vete kontrollin e hapësirës ajrore mbi territorin e Rusisë.

Viktima të trazirave në Egjipt po bëhen jo vetëm njerëzit por edhe vlerat kulturore. Protestuesit kanë filluar të djegin kishat e krishtere dhe tentuan tashmë të grabisin Muzeun Kombëtar në Aleksandri. Burimi kryesor i të ardhurave të Egjiptit - turizmi - gjithashtu ndodhet tani nën një goditje serioze: qeveritë e disa vendeve evropiane u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë atje.

Bota, viktimat, policia, turizmi, Egjipti, trazira, objekte të trashëgimisë kulturore

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov njoftoi sot, pas një takimi në Moskë me anëtarin e Këshillit Shtetëror të Kinës Yang Jiechi, se Moska dhe Pekini janë duke përgatitur takimin e ardhshëm të kryeministrave të të dy vendeve.

Komisioni Europian ka pezulluar përkohësisht ofrimin e financimit në Hungari për një sërë programesh të asistencës për shkak të shkeljeve të evidentuara në sferën e kontrollit të përdorimit të këtyre fondeve.

Autoritetet amerikane kanë ndërmend të vazhdojnë marrëdhëniet me qeverinë egjiptiane, deklaroi të enjten Presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Presidenti amerikan Barack Obama anuloi stërvitjet e përbashkëta ushtarake "Bright star" për shkak të valës së dhunës që ka përfshirë vendin.

Mbajtja nën arrest e Presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Mursi, u zgjat edhe me 30 ditë, njoftoi sot Agjencia zyrtare e lajmeve "MENA".

Egjipti, në këtë kohë tejet të vështirë për vendin, shpreson në ndihmën nga ana e Rusisë, deklaroi sot Kreu i shërbimit për shtyp i Ambasadës së Republikës Arabe të Egjiptit në Moskë, İzzeddin Shaheen.

Angela Merkel i dha start fushatës parazgjedhore.

Administrata e SHBA-së doli me një ​​dënim të ashpër të përdorimit të dhunës ndaj demonstruesve në Egjipt.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fjalimin e tij kushtuar përvjetorit të radhës të kapitullimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, për herë të parë që nga viti 1994 nuk bëri "betimin për të mos luftuar kurrë".

Damasku ra dakord me kushtet e parashtruara atij nga OKB-ja për bashkëpunimin e domosdoshëm për hetimin dhe verifikimin e njoftimeve mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31