×
Politikë 14 gusht 2013

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit Adly Mansour shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për një afat kohor një mujor.

Rusia përshëndet marrëveshjen e Phenianit dhe Seulit mbi rifillimin e punës në kompleksin industrial në Kaesong, deklaroi Ambasadori për detyra të posaçme i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Grigori Llogvinov.

Deklarata e Zëvendësdrejtorit të parë të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit të Bashar Al-Assadit mund të bëhet një kërcënim shumë i madh për sigurinë e SHBA-së, shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe. Pakkush mund të priste që përfaqësuesi i shërbimeve amerikane të zbulimit të pranonte se e ardhmja më e mundshme për Sirinë pa Assadin - do të jetë jo një shtet demokratik, i projektuar (i prerë) sipas kallëpeve të modeleve perëndimore, por më tepër një epiqendër e terrorizmit ndërkombëtar islamik.

Pheniani dhe Seuli ranë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen për rifillimin e punës në kompleksin industrial Kaesong, i cili ndodhet në territorin e Koresë së Veriut.

Ministri japonez për Çështjet e Territoreve Veriore, Ichita Yamamoto, do të vizitojë ishujt rusë të Kurileve të Jugut - Kunashir dhe Iturup - në kuadër të programit të shkëmbimit pa viza.

Situata e krijuar me Edward Snowden nuk ka ndikuar në rrjedhën e negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së për çështjen e Mbrojtjes antiraket (MAR), deklaroi për gazetarët ditën e mërkurë Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Antonov.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut filluan sot në zonën kufitare Kaesong raundin e 7-të të negociatave për normalizimin e veprimtarisë së kompleksit industrial ndërkorean, i cili ndodhet atje dhe nuk funksion tashmë që prej 4 muajsh.

Realizimi i furnizimeve të naftës, likuidimi i pasoja të fatkeqësive natyrore, bashkëpunimi në fushën e aviacionit të kërkimit dhe shpëtimit, programet humanitare dhe madje ndërtimi i urës. Të gjitha këto u diskutuan në bisedimet e Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev, të cilat u mbajtën në Baku.

Presidenti italian Giorgio Napolitano refuzoi për të përmbysur verdiktin e gjykatës, i cili e njohu muajin e kaluar ish-Kryeministrin e vendit, Silvio Berlusconi, fajtor për mosdeklarim të të ardhurave.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31