×
Politikë 8 gusht 2013

Në ditën e fundit të muajit mysliman të agjërimit - Ramazanit rebelët sirianë ndërmorrën një sulm të armatosur në rrethinat e Damaskut.

Të enjten gruaja e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi, Naglaa Mahmoud, iu drejtua me një thirrje mbështetësve të ish-presidentit.

6 anëtarë të dyshuar të "Al-Qaeda" u vranë natën në të gdhirë të së enjtes si pasojë e sulmit të një avioni pa pilot në provincën e Marib në perëndim të Jemenit.

Hassan Rohani, duke marrë pjesë për herë të parë në një konferencë për shtyp si President i vendit, parashtroi në të drejtimet kryesore të politikës së tij të ardhshme. Përkufizimi kryesor që i dha Rouhani kursit të vet - moderim.

Aeroplanmbajtësja indiane "Vikramaditya" (ish-aeroplanmbajtësja "Admiral Gorshkov"), e modernizuar në ndërmarrjen ruse "Sevmash", do t’i dorëzohet palës porositëse pa kompleksin kryesor të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga vendet e Perëndimit, të cilët kanë studiuar imazhet satelitore, Irani nën maskën e kozmodromit po ndërton një poligon raketash për lëshimin e raketave balistike.

Demonstruesit, që mbështesin Presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Mursi, po përgatiten për zhvillimin e aksioneve masive të protestës kundër ushtrisë dhe autoriteteve në Kajro.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ditën e enjte gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e festës së madhe myslimane të Fiter Bajramit (Eid al Fitr) i bëri thirrje Lëvizjes "Taleban" të ndalojë gjakderdhjen në vend.

Osetia e Jugut i bëri thirrje Gjeorgjisë të heqë dorë nga roli i "viktimës së agresionit mitik rus", të mos i shmanget më nënshkrimit të marrëveshjeve dhe të nënshkruajë traktatin mbi mospërdorimin e forcës, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës.

Ministria e Informacionit e Sirisë përgënjeshtroi njoftimet në qarkullim në lidhje me sulmimin e eskortës së Presidentit të vendit Bashar Al-Assad, gjatë kohës së lëvizjes së saj drejt xhamisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë thirri ambasadorin e Kinës në vend për t’i shprehur atij protestën, "indinjatën dhe zemërimin" në lidhje me hyrjet e shpeshtuara të Kinës në rajonin e ishujve të diskutueshëm Senkaku (Diaoyu).

Zëvendësdrejtori i parë i CIA-s, Michael Morrell, deklaroi se rënia e mundshme e qeverisë së Bashar Al-Assad përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Ish-kandidatin për President të Venezuelës dhe Liderin e opozitës së vendit, Henrique Capriles, ditën e mërkurë Garda Kombëtare e zbriti nga bordi i avionit, me të cilin ai kishte ndërmend të fluturonte nga Karakasi, njoftojnë mediat vendase.

Në prag të përvjetorit të pestë të fillimit të agresionit të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut, Presidenti i Republikës së Abhazisë (Abkhazisë) Aleksandër Ankvab dha një intervistë telefonike për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Rebelët sirianë qëlluan mbi eskortën e Presidentit të vendit të tyre Bashar Al-Assad, njoftoi të enjten kanali televiziv ndërarab "Al Arabiya", duke cituar një komandant ushtarak të paidentifikuar të opozitës.

Në Çeki mund të ndodhë vetëshpërndarja e parlamentit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Rusia nuk arriti të bënte të mundur miratimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të deklaratës që dënon sulmin terrorist të kryer dy ditë më parë në afërsi të Damaskut, si pasojë e të cilit u vranë 18 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Kreu i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry, u shpreh në mbështetje të vendimit të Presidentit amerikan Barack Obama për anulimin e takimit dypalësh me Presidentin rus Vladimir Putin, njoftoi në një konferencë për shtyp Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31