×
Politikë 7 gusht 2013

Vendimi i Qeverisë egjiptiane mbi shpërndarjen e protestave të mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" në sheshet Rabi’a al-Adawiyya dhe Al-Nahda është përfundimtar, deklaroi të mërkurën Kryeministri i Egjiptit Hazem Al-Bablawi.

Situata lidhur me anulimin e vizitës së Presidentit amerikan Barack Obama në Moskë tregon se Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të ndërtojnë marrëdhënie mbi baza të barabarta, deklaron Kremlini.

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".

Ushtarakët e Ushtrisë egjiptiane që nga momenti i rrëzimit nga pushteti të ish-Presidentit Mohammed Mursi kanë asgjësuar 60 militantë të grupeve radikale islamike në Gadishullin e Sinait, deklaruan të mërkurën ushtarakët egjiptianë.

Përpjekjet për të politizuar lëvizjen olimpike dhe garat sportive nuk përkojnë me frymën e Olimpiadës dhe janë kundërproduktive, deklaroi Drejtori i Departamentit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme për Çështjet e të Drejtave të Njeriut, Demokracisë dhe Sundimit të Ligjit, Konstantin Dollgov.

Aktori dhe shkrimtari i njohur britanik Stephen Fry iu drejtua Kryeministrit të Britanisë së Madhe dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar me thirrjen për të bojkotuar Olimpiadën Dimërore të vitit 2014 në Soçi.

Në prag të përvjetorit të pestë të agresionit të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut, Presidenti i republikës Leonid Tibillov dha një intervistë telefonike për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë”.

Populli iranian nuk është armik i Izraelit.

Si pasojë e një shpërthimi në kufirin libanezo-izraelit u plagosën 4 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF).

Presidenti i Bolivisë Evo Morales deklaroi mbi synimin e tij për të ngritur padi në gjykatat ndërkombëtare ndaj autoriteteve të SHBA-së për shkelje të të drejtave të njeriut.

Oficerët dhe ushtarët vjetnamezë do të trajnohen në Rusi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dënojë pa rezerva aktet terroriste dhe masakrat ndaj banorëve civilë - kurdëve në Siri.

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi takimin me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë në sfondin e tensioneve, të lidhura me dhënien e azilit nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të CIA-s Edward Snowden.

Marrëdhëniet me Vjetnamin janë për Rusinë një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim në Moskë me homologun e tij vjetnamez, Phùng Quang Thanh.

 

Një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve që ndodhën në qytetin e Aleksandrisë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të Egjiptit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi.

Koreja e Veriut premton të hapë plotësisht për kompanitë koreanojugore Zonën industriale Kaesong.

Rreth 40 mijë përkrahës të opozitës natën në të gdhirë të së mërkurës u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit të Tunizisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryesuar nga Partia islamike "Al-Nahda".

Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev në një intervistë për televizionin gjeorgjian, dhënë me rastin e përvjetorit të 5-të të intervencionit të Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut, e quajti të drejtë dhe të balancuar vendimin e Rusisë për të mbrojtur banorët paqësorë, gjë kjo që lejoi mbajtjen e situatës nën kontroll.

Me sa duket nga të gjitha, në marrëdhëniet e ndërsjellta mes Iranit dhe Perëndimit po fillon periudha e njëfarë zbutjeje, çtensionimi. Në çdo rast, udhëheqja e re iraniane ka demonstruar gatishmërinë e vet për të negociuar dhe Perëndimi është i detyruar t’i përgjigjet me buzëqeshje asaj.

Të paktën 10 persona u vranë si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm pranë zonës Al-Siouf në rajonin Jarman të kryeqytetit të Sirisë.

Jemeni ka ndërmarrë masa të pashembullta sigurie në lidhje me kërcënimin e sulmeve terroriste nga ana e militantëve të organizatës "Al-Qaeda".

Të afërmit e ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik në Rusi, po aplikojnë për vizë në Rusi, në mëyrë që të takohen me të së shpejti.

Presidenti amerikan Barack Obama konfirmoi se do të shkojë në Shën Petersburg në vjeshtë të këtij viti për pjesëmarrje në Samitin e "G-20".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31