×
Politikë 6 gusht 2013

Duke ia patur frikën sulmeve të mundshme nga ana e “Al-Qaeda”, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, misionet diplomatike dhe përfaqësitë e tyre konsullore në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut deri në fund të javës i mbyllën Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Norvegjia. "Zëri i Rusisë" është përpjekur të kuptojë arsyet që i shtynë vendet perëndimore për një veprim të tillë.

Përfaqësuesit e Lëvizjes palestineze "Hamas", e cila kontrollon Rripin e Gazës, deklaruan mbi rrezikun kërcënues të kolapsit ekonomik në këtë sektor.

Rrëmbimi i njerëzve dhe vrasja në masë e pengjeve nga militantët e opozitës siriane po bëhen metodat e tyre kryesore taktike të veprimeve në luftën civile në Siri. Anëtari i Bordit të Koalicionit Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionare, Anis Ayrut, pranoi se ekzekutimet masive të banorëve paqësorë në lindje dhe në veri të vendit ndjekin si pikësynim vendosjen e "ekuilibrit të terrorit" me regjimin aktual. Edhe pse regjimi i Bashar Al-Assad nuk është akuzuar kurrë nga askush për pengmarrje.

Gjuajtësi shumëqëllimor rus i gjeneratës së 5-të "PAK FA" (russ. ПАК ФА "T-50") do të testohet nga Forcat Ushtarake Ajrore (FUA) të Rusisë në tremujorin e katërt të vitit 2013, njoftoi Komandanti i Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, Gjeneral-lejtnanti Viktor Bondarjov.

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe njoftoi mbi evakuimin e plotë të stafit të Ambasadës në Jemen.

Rebelët sirianë në mëngjesin e 6 gushtit vendosën kontrollin e plotë mbi bazën ajrore me rëndësi strategjike "Menagh", e cila ndodhet në veri të qytetit të Aleppo pranë kufirit turk. Trupat qeveritare dhe rebelët për 8 muaj me radhë kanë zhvilluar beteja të ashpra në përpjekje për të marrë nën kontrollin e vet këtë strukturë të rëndësishme strategjike.

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi evakuimin e bashkëpunëtorëve të Ambasadës amerikane në Jemen në lidhje me kërcënimin në rritje të sulmit terrorist.

Avokati Anatoli Kuçerena, i cili përfaqëson interesat e Edward Snowden, njoftoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" se i ka dërguar babait të tij një ftesë për të vizituar Rusinë:

Autoritetet vjetnameze miratuan një ligj, i cili ndalon diskutimin e çështjeve të politikës së brendshme në Internet.

Në Egjipt po vazhdojnë mitingjet e protestës të mbështetësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammad Mursi, por duke gjykuar nga të gjitha, ato nuk do të jenë jetëgjata. Ushtarakët po përgatiten për të shpërndarë demonstratat e islamistëve, dhe, me sa duket, vetëm vazhdimi i muajit mysliman të agjërimit - Ramazanit - i përmban ata nga ndërmarrja e veprimeve të vendosura për arritjen e qëllimit. Por Ramazanit po i vjen fundi dhe situata mund të acarohet në mënyrë të theksuar, madje dramatike.

Në shtetin indian Jammu dhe Kashmir u vranë 5 ushtarë.

Partia në pushtet e Tunizisë "An-Nahda" ("Rilindja") deklaroi mbi gatishmërinë e saj për të zhvilluar një referendum për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Dy senatorë republikanë amerikanë me ndikim - John McCain dhe Lindsey Graham - mbërritën në Egjipt për zhvillimin e bisedimeve me palët e konfliktit.

Prokuroria e Kilit i hoqi familjes së Gjeneralit të ndjerë Augusto Pinochet akuzat për pastrimin e miliona dollarëve nga fondet publike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31