×
Politikë 2 gusht 2013

Në Rusi po realizohet programi i ndërtimit të radarëve, të cilët do të sigurojnë paralajmërimin e besueshëm të startimit të raketave balistike nga territoret e vendeve të huaja, deklaroi Zëvendësministri i Mbrojtjes Juri Borisov.

Ish-Kancelari gjerman Helmut Kohl planifikonte të dëbonte në kohën e vet nga vendi gjysmën e emigrantëve turq, njoftoi në faqen e saj të Internetit revista "Der Spiegel".

Reduktimi i armatimeve bërthamore, Mbrojtja antiraket, Siria, tregtia, të drejtat e njeriut dhe statusi i ri i Edward Snowden ishin temat e diskutimit të Ambasadorit amerikan në Moskë, Michael McFaul dhe ndihmësit të Presidentit rus, Juri Ushakov.

Ish-Kryeministri i vendit Ibrahim Boubacar Keita dhe ish-Kryetari i Bashkimit Ekonomik dhe Monetar të Afrikës Perëndimore Soumaila Cisse dolën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mali.

Takimet në Uashington mes delegacioneve izraelit dhe palestinez nuk ishin negociata, por vetëm një përgatitje paraprake për mbajtjen e tyre. Mbi atë se kur do të fillojnë bisedimet, cilat janë objektivat e tyre dhe cili është roli i ndërmjetësve në to Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i tregoi në një intervistë ekskluzive Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad Al-Maliki.

Moska përshëndet zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe vendore në Zimbabve që u mbajtën më 31 korrik, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Kompanitë e mëdha private të telekomunikacionit i kanë ofruar shërbimeve britanike të zbulimit një ndihmë shumë më të madhe nga ajo që parashikohej më parë për survejimin e përdoruesve të Internetit.

Hassan Rouhani, i cili u zgjodh President i Iranit, ka bërë thirrje për asgjësimin e Izraelit.

Gjykata e Qipros dënoi me pesë vjet burg ish-Ministrin e Mbrojtjes të vendit, Kostas Papakostas, lidhur me çështjen (rastin) e shpërthimit në një bazë ushtarake në vitin 2011.

Rojet kufitare jordaneze parandaluan tentativën e depërtimit në vend të një partie të madhe armësh dhe lëndësh narkotike nga Siria, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Interneti është një hapësirë lirie, e cila duhet të mbrohet ende nga propaganda e ekstremizmit, pedofilia, vetëvrasja dhe lëndët narkotike, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në takimin me pushuesit e kampit të rinisë "Seliger".

Takimi i krerëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe Italisë në formatin "dy plus dy" në Romë është planifikuar për në datën 6 gusht, njoftuan sot në dikasterin diplomatik rus.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin uroi Kryetarin e shtetit të Izraelit, Shimon Peres, me rastin e ditëlindjes së tij.

Presidenti aktual i Zimbabves, Robert Mugabe, po fiton në rivalitetin me ish-Kryeministrin Morgan Tsvangirai në zgjedhjet presidenciale.

 

Sindikata e përgjithshme e punëtorëve të Tunizisë lëshoi ​​një ultimatum për qeverinë e islamistëve, duke kërkuar prej saj që t’i lëshojnë pushtetin teknokratëve.

Natën e kaluar militantët hapën zjarr mbi rajonin në periferi të kryeqytetit të Libanit, ku ndodhen Pallati presidencial, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë libaneze.

Lajmi i dhënies së azilit të përkohshëm politik Edward Snowden në Rusi u bë një nga temat qendrore të diskutimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët në Kongres shpërthyen në një histeri të paparë antiruse, duke bërë thirrje për anulimin e vizitës së ardhshme të shtatorit të Barack Obamës në Moskë dhe Shën Petersburg.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, preferoi të mos e komentojë situatën rreth ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, të cilit iu dha azil i përkohshëm politik në Rusi.

SHBA-ja e privoi vetë Rusinë nga zgjedhja lidhur me çështjen e dhënies së azilit politik ish-oficerit të arratisur të CIA-s, Edward Snowden, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Barack Obama diskutoi me liderët e Kongresit Amerikan ndryshimet në programet sekrete të shërbimeve amerikane të zbulimit, mbi ekzistencën e të cilave njoftoi mediat ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31