×
Politikë Gusht 2013

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të thërrasë të premten në orën 17:00, sipas meridianit të Greenwich-it, takimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Siri, njoftoi zëdhënësi i Kreut të Kombeve të Bashkuara.

Të premten në Egjipt rifilluan përleshjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi. Ka të plagosur, njoftuan mediat vendase.

SHBA-ja është e gatshme që në ditët në vijim ta bombardojë e vetme Sirinë, përkundër vendimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe, aleates së saj më të afërt, për t'u tërhequr nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak.

Refuzimi i Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë nuk do t'i frenojë amerikanët nga ndërmarrja e sulmit ushtarak mbi Damaskun, dhe ky sulm mund të fillojë që këtë fundjavë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov.

Të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Sirisë, Iranit dhe pjesës më të madhe të Libanit, kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Libisë.

SHBA-ja po ndërpret transmetimet e kanalit televiziv rus Russia Today, njoftoi në Twitter Kryeredaktorja e kanalit Margarita Simonjan.

Komanda e Flotës Ushtarake Detare ruse nuk i ka ndryshuar planet e saj për të dërguar në fund të vitit në Tartus kryqëzorin e rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznecov", njoftoi Agjencia informative ruse ITAR-TASS, duke iu referuar një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre mund ta sulmojnë Sirinë deri në 4 shtator, deklaroi ditën e premte Presidenti i Francës, François Hollande.

Inspektorët e OKB-së mbërritën në spitalin ushtarak të Damaskut, ku po kurohen ushtarët e ushtrisë së qeverisë siriane të lënduar nga një sulm i mundshëm me armë kimike, njofton korrenspodenti i Agjencisë informative ruse "RIA Lajmet".

Inspektorët e OKB-së për armën kimike në Siri, të cilët mbërritën të premten në mëngjes në periferitë e Damaskut, befas u kthyen në hotel për arsye sigurie, largimi i tyre është shtyrë për një kohë të pacaktuar, njofton Agjencia informative ruse "RIA Lajmet".

Sistemi mjaft premtues raketor i mbrojtjes kundërajrore "S-500" mund të hyjë në përbërjen e armatimeve të ushtrisë në vitin 2017, njoftoi një burimi i lartë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Rusia që nga viti 2011 nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për furnizimin në Siri të sistemeve dhe armatimeve madje as të destinacionit mbrojtës, njoftoi Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i "Rosoboronexport", Viktor Komardin.

SHBA-ja po humbet aleatët e vet. Partnerja kryesore ushtarake e Uashingtonit - Londra - hoqi dorë nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak kundër Sirisë. Pas kësaj edhe disa vende të NATO-s kanë hedhur poshtë skenarin e armatosur të ndikimit mbi regjimin e Bashar Al-Assad. Tani Uashingtoni është vënë në kërkim të aleatëve të tjerë, por gjatë kësaj deklaron se mund ta japë edhe i vetëm goditjen mbi Sirinë.

Shërbimet amerikane të zbulimit tani nuk janë në dijeni se kush e kontrollon një pjesë të arsenalit të armës kimike në Siri në territoret e pushtuara nga opozita, njoftoi Agjencia informative Associated Press.

Moska po punon aktivisht për të parandaluar aplikimin e skenarit ushtarak në Siri, njoftoi Asistenti i Presidentit rus, Juri Ushakov.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizitoi një sërë rajonesh në Lindjen e Largët të vendit, të cilët u prekën nga përmbytjet drastike, dhe u premtoi banorëve ndihmë për rikonstruktimin e banesave.

Rusia mbetet një nga "objektivat" kryesore për komunitetin amerikan të zbulimit. 

Të paktën 12 vende të NATO-s refuzuan të marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Sirisë, nëse ky nuk do të jetë i sanksionuar nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në Bruksel.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Rusia u përpoq t'i bindte vendet perëndimore në lidhje me domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e ekspertëve të OKB-së të hetimit mbi përdorimin e supozuar të armës kimike në Siri, njoftoi për ITAR-TASS një burim i mirëinformuar në selinë e organizatës botërore.

Më 29 gusht Komandanti i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit, Mohammad Ali Jafari, bëri një tjetër paralajmërim.

Në Siri janë ndërthurur interesat kontradiktore të lojtarëve kryesorë gjeopolitikë botërorë dhe rajonalë. Tentimi për ta zgjidhur problemin me raketat kruz "Tomahok" ("Tomahawk") nuk do ta ndihmojë kurrsesi Perëndimin për të arritur qëllimet e veta.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad duhet të nxirret para Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe të mbajë përgjegjësi për përdorimin e armëve kimike në Siri, deklaroi Kryeministri britanik në parlament të enjten.

Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të takohen të enjten në 22:30, sipas orës së Moskës, për të diskutuar situatën në Siri.

Inspektimet e OKB-së lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Siri duhet të kryhen edhe në tre vende të tjera të Sirisë, përveç periferisë së Damaskut, edhe në qytezën e Khan al-Assal (afër Aleppo-s), deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandër Llukasheviç.

Grupi i ekspertëve të OKB-së, që po heton përdorimin e dyshuar të armëve kimike në periferi të Damaskut gjatë këtij muaji, do të largohet nga Siria të shtunën, deklaroi sot në Vjenë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Komplekset raketore "S-300", të destinuara për t'u dërguar në Iran, aktualisht janë demontuar plotësisht dhe dërguar për utilizim, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i koncernit të mbrojtjes kundërajrore "Allmaz-Antej" Vlladisllav Menshikov.

Komanda e Forcave Ushtarake Ajrore britanike dislokoi në bazën Ankrotiri, që ndodhet në Qipro, 6 gjuajtës "Typhoon" për shkak të "rritjes së tensioneve" rreth Sirisë.

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi, duke cituar një oficer të paidentifikuar të ushtrisë siriane, se Forcat Ushtarake Ajrore të Assad-it po përgatiten të përdorin pilotët kamikaze, të cilët do të hedhin në erë avionët e tyre bombë duke u përplasur me objektivat ushtarake amerikane.

Biseda telefonike mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kancelares federale të Gjermanisë Angela Merkel u zhvillua me iniciativën e palës gjermane, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në të ardhmen e afërt Kina do të rrisë numrin e aeroplanmbajtëseve të veta, deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës, Yang Yujun.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Barack Obama, i kërkoi atij kohë për përfundimin e punës së ekspertëve për armët kimike në Siri.

Në ditët e ardhshme në bashkimin operativ të Flotës Ushtarake Detare ruse në Detin Mesdhe do të hyjë një anije e madhe antinëndetëse e Flotës së Veriut, ndërsa pak më vonë kryqëzori raketor "Moskva" i Flotës së Detit të Zi.

Britania e Madhe deklaroi se zotëron baza ligjore për të kryer operacione ushtarake kundër Sirisë, madje edhe në qoftë se një gjë e tillë nuk miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, njoftoi të enjten Agjencia informative Reuters.

Ditën e enjte Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Habarovsk, ku do të mbajë një takim kushtuar situatës me përmbytjet drastike në Lindjen e Largët të Rusisë.

 

Komanda e lartë ushtarake e Francës vendosi të dërgojë në pjesën lindore të Deti Mesdhe fregatën "Chevalier Paul", njofton ditën e enjte revista franceze "Le Point".

Në kryeqytetin e Sirisë perspektiva e ndërmarrjes së sulmit ushtarak mbi vendin po shkakton një shqetësim në rritje.

Projekt-rezoluta britanike për Sirinë, e cila lejon fillimin e operacionit ushtarak kundër forcave të Bashar Al-Assad, u është dërguar qeverive të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shqyrtim. Moska ka konfirmuar marrjen e saj. Në prag projekt-rezoluta në fjalë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura të përfaqësuesve të pesë anëtarëve kyç të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, por nuk gjeti mbështetje nga të gjithë - Rusia dhe Kina kundërshtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e forcës.

Planet për ndërmarrjen e një sulmi ushtarak mbi Sirinë, të cilat u artikuluan nga disa udhëheqës perëndimorë, janë një sfidë e hapur për dispozitat kyçe të Kartës së OKB-së, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov, në një takim në Hagë të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Përfaqësuesit e Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut nënshkruan ditën e enjte një marrëveshje për formimin e komitetit të përbashkët, i cili do të jetë përgjegjës për punën në Zonën industriale Kaesong.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
17
18
24
25
31