×
Politikë 28 qershor 2013

Krerët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord në një takim në Bruksel, për të filluar negociatat për pranimin e Serbisë në BE në janar të vitit 2014.

Autoritetet italiane e konsiderojnë të nevojshme pjesëmarrjen e Iranit në konferencën e ardhshëm mbi Sirinë në Gjenevë, deklaroi Ambasadori italian në Rusi Antonio Zanardi Landi.
Konfrontimi mes vendeve të ndryshme në Arktik mund të shkojë përtej kufijve të diplomacisë, ndërsa Rusia mund të kërcënohet nga aktet e sabotimit, deklaroi të premten Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin.

Edward Snowden mori një dokument tranziti, për të udhëtuar në Ekuador. Kanali televiziv amerikan Univision, i cili përhapi këtë lajm, postoi të enjten në faqen e vet të Internetit një kopje të "pasaportës së përkohshme". Sipas gjasave dokumenti i është dhënë ish-punonjësit të CIA-s nga konsullata ekuadoriane në Londër më 22 qershor. Ndërkohë që më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Ekuadorit pati deklaruar se nuk i kishte dhënë Snowden asnjë dokument, por thejsht po shqyrtonte çështjen e dhënies atij të azilit politik.

Qeveria britanike ka njoftuar se këtë vit do të përgatisë një projektligj që lejon fekondimin artificial me përzierjen e gjeneve të tre personave.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30