×
Politikë 13 maj 2013
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ndërpreu hetimin lidhur me çështjen e vrasjes së deputetit të Verhovnaja Rada, Eugjeni Shçerban, në vitin 1996, për organizimin e të cilës dyshohej ish-Kryeministrja Julia Timoshenko.
Autoritetet e Kinës filluan një hetim ndaj Zëvendëspresidentit të Komisionit Kombëtar për zhvillim dhe reforma Liu Tienan, i cili dyshohet për korrupsion. Zyrtari dyshohet për "shkelje serioze të disiplinës", por aktakuza konkrete kundër tij nuk janë ngritur ende.
Deputeti i Dumës Shtetërore, Mihaill Degtiarjov, propozoi ndalimin e ruajtjes dhe qarkullimin e dollarëve amerikanë në Rusi. Ai ka përgatitur një projektligj përkatës në lidhje me këtë ide.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, nën presionin e komunitetit publik refuzoi të përdorë krevatin dopio me kosto 130 mijë $ gjatë fluturimeve kohëshkurtra.
Partia e qendrës së djathtë GERB - ("Qytetarët për Zhvillim Europian të Bullgarisë") e kryesuar nga ish-Kryeministri Bojko Borisov mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare në Bullgari.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, emëroi Ministrin e ri të Mbrojtjes. Këtë post e mori gjenerali pak i njohur, Jang Jong Nam. Mosha e saktë e gjeneralit nuk dihet.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
11
12
18
19
25
26