×
Politikë 3 maj 2013
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vijë më 7 maj me një vizitë dy-ditore në Moskë. Me 7 dhe 8 maj ai do të takohet, përveç homologut të tij, Sergei Lavrov, edhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas fjalëve të vetë Kerry vizita është pjekur tashmë që prej kohësh, madje është e vonuar. Ka ardhur koha, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, për të vendosur një dialog të plotë, të shëndetshëm dhe të dyanshëm me udhëheqjen ruse.
Sergei Lavrov u takua sot me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë vizitës së tij në Lubjanë. Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura, gazetarët u pranuan vetëm në pjesën e protokollit të negociatave.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Hungarisë kanë marrë një zhvillim të mirë në të gjitha fushat. Moska dhe Budapesti janë duke rritur intensivisht si partneritetin ekonomik, ashtu dhe bashkëpunimin në sferën humanitare. Kështu e karakterizuan në konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest dialogun mes dy vendeve Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij hungarez Janosh Martonji.
Sipas fjalëve të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, "zgjidhja e vetme për t'i dhënë fund dhunës është dialogu politik".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
11
12
18
19
25
26