×
Politikë 16 prill 2013
Simboli më i dukshëm i epokës së re politike në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale të 14 prillit - “marshimet e parreshtura dhe të zhurmshme të tenxhereve”. Përkrahësit e opozitës, të cilët nuk pajtohen me fitoren e trashëgimtarit të Hugo Chavez - Zëvendës/presidentit Nicolas Maduro - kanë dalë në rrugë dhe u bien me sa fuqi që kanë, në mënyrë shurdhuese, enëve metalike.
Moska dhe Uashingtoni po rrisin përpjekjet e përbashkëta diplomatike për të zgjidhur krizën rreth Koresë së Veriut. Kjo temë u diskutua të hënën në Kremlin në takimin e zyrtarëve të lartë rusë me Këshilltarin e Presidentit të SHBA-së për Sigurimin Kombëtar, Tom Donilon. Takimit iu bashkua për njëfarë kohe edhe Presidenti Putin.
"Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të nisë negociatat poshtëruese me një vend që e kërcënon atë me armë bërthamore.
Kina fajësoi SHBA-në për rritjen e tensionit në rajonin e Azi-Paqësorit.
Gruaja e ish-Presidentit të Madagaskarit Marc Ravalomanana - Lalao Ravalomanana - ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhjet e liderit të vendit, të cilat do të mbahen në korrik.
Të hënën në mëngjes Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Michael McFaul, falenderoi në mikroblogun e tij në Twitter të gjithë qytetarët rusë, që shprehën ngushëllimet e tyre në lidhje me tragjedinë në Boston.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit amerikan, Barack Obama, në lidhje me aktin terrorist në Boston.
Komisioni Zgjedhor Kombëtar i Venezuelës shpalli zyrtarisht Nicolas Maduro fitues të zgjedhjeve presidenciale në vend, pavarësisht diferencës së vogël nga rivali i tij - Henrique Capriles - dhe kërkesave këmbëngulëse për rinumërim të votave.
Presidenti sirian Bashar Al-Assad nënshkroi sot dekretin për amnistinë e përgjithshme në vend, njofton Agjencia siriane e lajmeve SANA. Nga amnistia do të përfshihen të gjitha krimet e kryera deri në ditën e sotme - 16 prill i vitit 2013.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28