×
Politikë 4 shkurt 2013
Gjykata e Apelit e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën shfuqizoi aktgjykimet e dhëna dy ish-ministrave të vendit: Justin Mungezi dhe Prosper Mugiraneza, të cilët u akuzuan më parë për përfshirje në gjenocid.
Gjykata ushtarake e Libanit lëshoi sot një urdhër arresti për Kreun e shërbimit kryesor të zbulimit të Sirisë - Byroja e Sigurisë Kombëtare - Gjeneralin Ali Mamlouk.
Gjykata në Vjetnam dënoi rreth 20 persona me afate të ndryshme burgimi në lidhje me "përpjekjen e tyre për të përmbysur qeverinë komuniste" në vend.
Autoritetet e Myanmar-it (ish Birmania) filluan bisedimet me rebelët nga provinca Kachin në veri të vendit.
John Kerry zuri vendin e Kreut të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në të, Hillary Clinton, njoftohet në faqen e Internetit të Dikasterit të Punëve të Jashtme.
Presidenti i SHBA-së Barack Obama në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CBS deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rishikim të mëtejshëm të sistemit të taksave, por nuk pritet ndonjë rritje e mprehtë e tyre.
Populli i Kubës votoi në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare - parlamentin njëdhomësh, në të cilin nuk përfshihet asnjë parti opozitare. Të gjithë kandidatët elektoralë ishin zgjedhur nga Partia Komuniste në pushtet.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24