×
Politikë 9 janar 2013
Tel Avivi kurrsesi nuk duhet të humbasë mbështetjen e Washington-it, deklaroi Presidenti izraelit, Shimon Peres, në një intervistë për gazetën amerikane "The New York Times". "Pikërisht mbështetja e Shteteve të Bashkuara na jep neve mundësinë të mbrojmë interesat tona.
Në Vjetnam 14 aktivistë politikë janë shpallur fajtorë për organizimin e një komploti me qëllim përmbysjen e sistemit komunist.
Kongresi Kombëtar libian (parlamenti) miratoi zyrtarisht refuzimin e emrit "Jamahiriya e Madhe", të cilin vendi e ka mbajtur gjatë kohës së drejtimit të Muammar Gaddafi.
Irani u bë shteti i parë që miratoi planin e Presidentit Bashar Al-Assad për një zgjidhje politike në konfliktit në vend.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mori vendimin për gjobitjen e qeverisë italiane me 100.000 euro për mbajtjen e të burgosurve në qeli shumë të vogla. Vendi u obligua ta ndreqë situatën brenda një viti.
Kreu i Administratës Kombëtare Palestineze (AKP) dhe lideri i lëvizjes palestineze “Fatah”, Mahmoud Abbas dhe Kreu i Byrosë Politike të lëvizjes në pushtet në Rripin e Gazës “Hamas”, Khaled Mashal, pritet të takohen në Kajro, njofton gazeta izraelite "Jerusalem Post".
Asambleja Kombëtare e Venezuelës pranoi kërkesën e Hugo Chavez për shtyrjen e ceremonisë së inaugurimit, që do të organizohej më 10 janar.
Burimet natyrore në planet janë duke shterruar. Rrjedhimisht, lufta për to dhe për tregjet e shitjes po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Kështu që konfrontimi i lojtarëve të mëdhenj në fushën botërore të shahut në vitin 2013 do të intensifikohet në mënyrë të ndjeshme, parashikon Grosmjeshtri (Grandmaster) ndërkombëtar rus i shahut, Aleksei Kuzmin:
Bota, SHBA, ekonomia, Kina, tregu, burime natyrore
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
12
13
19
20
26
27