×
Politikë 31 tetor 2012
Shtetas rus, i cili u ndalua në Rumani më 19 tetor, pas marrjes në pyetje u lirua me kusht që të mos largohet nga vendi, njoftoi sot Sekretari i tretë i Ambasadës ruse në Rumani Anatoli Lloshakov.
Mitt Romney dhe Barack Obama u barazuan në rejtingun e simpative të votuesve. Të dhëna të tilla një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA kanë marrë sociologët. Edhe pse, siç vënë në dukje vetë amerikanët, sistemi zgjedhor i SHBA-së mund të sjellë gjithfarë surprizash.
"Pranvera arabe" do të vazhdojë. Këtë mendim shprehu në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-Ambasadori i Rusisë në Libi Vladimir Çamov.
Gjatë vitit të kaluar ndodhën dy ngjarje që kanë tronditur, lëkundur seriozisht besimin e rusofobëve rumunë në kapacitetin e Presidentit Barack Obama dhe kanë rritur në mënyrë të theksuar numrin e adhuruesve të Mitt Romney nga Bukureshti.
Teherani i ka lënë mënjanë tani për tani planet për krijimin e armës bërthamore. Për këtë i deklaroi gazetës "The Daily Telegraph" në Londër Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak. Shkas për një konkluzion të tillë u bë informacioni mbi atë, se Irani ka riorientuar rreth një të tretën e uraniumit të vet të pasuruar deri në nivelin 20 për qind për qëllime paqësore.
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 5 prill të vitit 2014. Njoftimin përkatës në lidhje me këtë e bëri të mërkurën Komisioni Kombëtar Zgjedhor.
Dhënia e goditjes nga Izraeli mbi Iranin i përgjigjet interesave të vendeve arabe, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë për revistën franceze "Paris Match".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27