×
Politikë Tetor 2012
Shtetas rus, i cili u ndalua në Rumani më 19 tetor, pas marrjes në pyetje u lirua me kusht që të mos largohet nga vendi, njoftoi sot Sekretari i tretë i Ambasadës ruse në Rumani Anatoli Lloshakov.
Mitt Romney dhe Barack Obama u barazuan në rejtingun e simpative të votuesve. Të dhëna të tilla një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA kanë marrë sociologët. Edhe pse, siç vënë në dukje vetë amerikanët, sistemi zgjedhor i SHBA-së mund të sjellë gjithfarë surprizash.
"Pranvera arabe" do të vazhdojë. Këtë mendim shprehu në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-Ambasadori i Rusisë në Libi Vladimir Çamov.
Gjatë vitit të kaluar ndodhën dy ngjarje që kanë tronditur, lëkundur seriozisht besimin e rusofobëve rumunë në kapacitetin e Presidentit Barack Obama dhe kanë rritur në mënyrë të theksuar numrin e adhuruesve të Mitt Romney nga Bukureshti.
Teherani i ka lënë mënjanë tani për tani planet për krijimin e armës bërthamore. Për këtë i deklaroi gazetës "The Daily Telegraph" në Londër Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak. Shkas për një konkluzion të tillë u bë informacioni mbi atë, se Irani ka riorientuar rreth një të tretën e uraniumit të vet të pasuruar deri në nivelin 20 për qind për qëllime paqësore.
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 5 prill të vitit 2014. Njoftimin përkatës në lidhje me këtë e bëri të mërkurën Komisioni Kombëtar Zgjedhor.
Dhënia e goditjes nga Izraeli mbi Iranin i përgjigjet interesave të vendeve arabe, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë për revistën franceze "Paris Match".
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, ka shumë mundësi, të mbahen në prill të vitit 2014, njoftojnë agjencitë e lajmeve me referim te burimet në komisionin zgjedhor të Afganistanit. Sipas njoftimeve të Agjencisë France-Press, data tashmë është përcaktuar - 5 prill i vitit 2014.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës ka përpunuar gati 88,62% të votave të elektoratit në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan ditën e dielë. Hendeku midis "Partisë së Rajoneve" në pushtet dhe asaj opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") po vazhdon të zvogëlohet.
Rusia kërkon kthimin asaj të ngarkesës që u konfiskua në Turqi nga bordi i aeroplanit sirian. Ai u nis në mbrëmjen e datës 10 tetor për kryerjen e fluturimit me itinerar Moskë-Damask. Kur po fluturonte në qiellin mbi Ankara dy aeroplanë gjuajtës turkë e detyruan atë të ulet në tokë për inspektim.
Parlamenti hungarez të hënën miratoi një ligj të diskutueshëm mbi regjistrimin e votuesve, i cili sipas opozitës mund të privojë qindra e mijëra njerëz nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre.
Qeveria britanike njoftoi të hënën mbi planet për të investuar 560 milionë dollarë për zhvillimin e mbrojtjes së saj antibërthamore.
"Unë po shpall grevë urie për të protestuar kundër falsifikimit të zgjedhjeve", - thuhet në deklaratën e saj, e cila u lexua sot për gazetarët nga avokati i ish-Kryeministres së Ukrainës Sergei Vllasenko.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës përpunoi 50% të votave në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën. Hendeku midis Partisë në pushtet të Rajoneve dhe asaj opozitare “Atdheu” vazhdon të zvogëlohet.
Në zgjedhjet parlamentare në Lituani fituan partitë e majta dhe ato të qendrës së majtë. Në bazë të rezultateve të dy raundeve të zgjedhjeve në Sejm kryesojnë social-demokratët, të cilët kanë marrë 38 mandate.
Vëzhguesit e OSBE-së (Organization for Security and Co-operation in Europe) i konsideruan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë jo aq sa duhet transparente dhe vunë në dukje përdorimin gjatë fushatës zgjedhore të burimeve administrative.
Kryeministri i Skocisë Alex Salmond i hodhi hi syve bashkatdhetarët e tij, duke u shprehur për pranimin automatik të Skocisë në BE në rast të ndarjes së vendit nga Britania e Madhe.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në Algjeri për bisedime, tema kryesore e të cilave pritet të bëhet kriza politike në Mali.
Ish Presidentja e Filipineve Gloria Arroyo doli përpara gjyqit nën akuzat për keqpërdorimin e rreth 9 milionë $ nga fondi i Lotarisë Kombëtare gjatë kohës së qëndrimit të saj në postin e kryetares së shtetit.
“Partia e Rajoneve” pas numërimit të 30% të votave në zgjedhjet p
"Shfaqja e partisë “UDAR” ("Goditja”) është lajmi kryesor i këtyre zgjedhjeve parlamentare.
Ukraina i ka përgatitur vetes në zgjedhjet e 28 tetorit një koktej të ri të çuditshëm parlamentar. Edhe pse KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare vetëm aty nga mesdita, sipas orës së Moskës, kurse të dhënat zyrtare duhet të priten plot dy javë, raporti i forcave tashmë është bërë pak a shumë i qartë. Shumicën në Verhovnaja Rada 450-vendëshe e merr “Partia e Rajoneve”.
Suksesi i papritur i Partisë nacionaliste “Svoboda” ("Liria") në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë
Në Ukrainë përfunduan zgjedhjet parlamentare. Në to u përfshinë 21 parti politike. Në bazë të rezultateve të exit polls, kapërcimin e pragut prej 5 përqindësh për të hyrë në parlament e arritën vetëm pesë pjesëmarrës të garës elektorale. Fituese e zgjedhjeve u bë “Partia e Rajoneve” me (28,1%) të votave, vendin e dytë e zuri Partia opozitare “Batkivshina” ("Atdheu") me (24,7%), medaliste bronzi u bë Partia “UDAR” (“Goditja”) me (15%). Më tej renditen Partia nacionaliste “Svoboda” ("Liria") me (12,3%), Partia Komuniste e Ukrainës me (11,8%).
Uashingtoni synon t’i sigurojë mbështetje qeverisë së re të Gjeorgjisë
Gjykata italiane të premten, siç pritet, do të shpallë vendimin për çështjen e përfshirjes së Ish-Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe 10 personave të tjerë në skemat e evazionit fiskal.
Përfaqësuesi Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi do të vizitojë Rusinë më 29 tetor.
Autoritetet britanike hodhën poshtë kërkesën e SHBA-së për t
Politikanëve nga Evropa Lindore u parashikojnë shkallë të larta karriere në strukturat drejtuese
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se partia e tij "Likud" synon të bashkohet me partinë ultranacionaliste "Izraeli shtëpia jonë" të Ministrit të Jashtëm Avigdor Liberman.
Mirëdita, të nderuar miq!
Jam shumë i lumtur që më jepet mundësia të përshëndes pjesëmarrësit e Kongresit të IV Botëror të Bashkatdhetarëve. Takimet tuaja janë bërë tashmë një traditë e mirë dhe e rëndësishme. Kësaj here në Shën Petersburg janë mbledhur së bashku delegatë nga më shumë se 90 vende të botës.
Në fokusin kryesor para zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë, që do të mbahen këtë të dielë, ndodhet aktualisht Partia “UDAR” (“Goditja”) e boksierit të njohur Vitali Kliçko (Vitali Klitschko), e cila një muaj para votimit u ngrit nga vendi i dytë në atë të tretë në rejtingun e bazuar në të dhënat e anketimeve të opinionit publik.
Parlamenti i Gjeorgjisë në seancën e 25 tetorit miratoi përbërjen e re të qeverisë. Kryetar i kabinetit të ministrave u bë miliarderi Bidzina Ivanishvili - Lideri i koalicionit "Ëndrra e Gjeorgjisë" që fitoi në zgjedhjet e fundit.
Gjatë vizitës në Rusi të delegacioneve qeveritare të Perusë dhe Ekuadorit doli në pah përputhja e pozicioneve të tre vendeve për sa i përket çështjeve ndërkombëtare.
Këshilli i BE-së miratoi të enjten një marrëveshje politike për Direktivën Evropiane, e cila vendos normat ligjore për pranimin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, përveç Danimarkës, Irlandës dhe Britanisë së Madhe.
Kina ka mohuar njoftimet mbi përgatitjen prej saj të testimit të raketës antisatelitore. Me këtë deklaratë doli në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
13
14
20
21
27