×
Politikë 25 shtator 2012
Presidenti amerikan Barack Obama do të flasë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili fillon të martën paradite.
Parlamenti Europian nuk pranoi të njohë parlamentin e ri të Bjellorusisë. Për këtë flitet në deklaratën e Presidentit të tij Martin Schulz, të postuar për faqen zyrtare të Internetit të Parlamentit Europian.
Japonia dhe Kina nuk mundën të binin në një konsensus gjatë negociatave mbi territoret e diskutueshme në Detin e Kinës Lindore. Megjithatë, palët njoftuan mbi vazhdimin e dialogut për këtë çështje.
Ndërtesa e parlamentit në Madrid u rrethua plotësisht nga barriera metalike dhe nga policia gjatë përgatitjes së aksionit protestë të quajtur Occupy Congress.
I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi do të vizitojë Moskën dhe Pekinin. Për këtë njoftuan në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas një takimi të Këshillit të Sigurimit. Në të ai pranoi se situata në Siri po përshkallëzohet, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës janë futur në një qorrsokak.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
8
9
15
16
22
23
29
30